Vetëvaret 31-vjeçari, ishte ndarë nga gruaja që bashkëjetonte
10/12/2009 Gjendet në një pemë ulliri në varrezat e fshati
ELBASAN- Gjendet pa jetë i vetëvarur në një degë ulliri në afërsi të varrezave të fshatit Bujarës në komunën Gjergjan të rrethit të Elbasanit. Bekim H. 31 vjeç me banim në Bërzhitë të Tiranës është parë nga banorët në orët e para të mëngjesit i varur. Ata kanë lajmëruar policinë. Për Hakën nuk ka pasur asnjë mundësi jete. Në vendin e ngjarjes ka shkuar një grup hetimor, i cili ka kryer veprimet përkatëse. Hetuesit kanë marrë në pyetje shtetasen L. R. 29 vjeçe me banim në këtë fshat, e cila bashkëjetonte prej dy vjetësh me të ndjerin. Por nga deklarimet e marra ajo është shprehur se për shkak të mosmarrëveshjeve ishte ndarë me Bekimin që në muajin shtator. Pas kësaj periudhe 31-vjeçari duket se ka kaluar një periudhë kritike depresive e shkaktuar nga ndarja. Sipas të dhënave, ai nuk e kishte pranuar faktin për përfundimin e lidhjes. Ekspertët përcaktuan se vdekja është shkaktuar nga asfiksia e provokuar nga mbytja. Për rastin në fjalë është ngritur vepra penale e shkaktimit të vetëvrasjes.