Akuza: “Faji i grekëve në incidentin me armë”

19/02/2005 Grumbullohen të dhënat, javën e ardhshme zbardhja e incidentit
SARANDE- “Po komunikohet intensivisht me palën greke për të realizuar një takim, i cili do të zhvillohet fillimisht në Sarandë dhe më pas në vendin e ngjarjes, ku skafi i policisë kufitare greke hapi zjarr ndaj pashkarexhës shqiptare. Takimi duhet të zhvillohet në Sarandë, kur dihet tashmë, por ne disponojmë edhe prova që incidenti ka ndodhur në ujërat shqiptare”. Javën e ardhshme pritet zbardhja e incidentit të ndodhur disa ditë më parë midis kufitarëve grekë dhe peshkatarëve të Sarandës. Kështu kanë bërë të ditur dje burime nga grupi shqiptar i ekspertëve, të cilët prej tri ditësh ndodhen në Sarandë.
Prokurori
Prokurori i çështjes, Sali Hasa, bëri të ditur dje se “ka përfunduar nga puna për grumbullimin e të dhënave nga vendngjarja e incidentit të 10 shkurtit. Verifikimet shkencore do të hedhin dritë mbi përplasjen në ujërat e kanalit të Korfuzit”, bëri të ditur Hasa. Për sa i përket takimit dypalësh, autoritetet shqiptare të kufirit kanë shprehur gatishmërinë për realizimin e tyre në Sarandë. Lidhur me këtë problem, shefi i policisë kufitare të Sarandës, Hasim Canaj, tha se “po komunikohet intensivisht me palën greke për të realizuar një takim, i cili të zhvillohet fillimisht në Sarandë dhe më pas në vendin e ngjarjes, ku skafi i policisë kufitare greke hapi zjarr ndaj peshkarexhës shqiptare".
Takimi
Takimi duhet të zhvillohet në Sarandë, kur dihet tashmë, por ne disponojmë edhe prova që incidenti ka ndodhur në ujërat shqiptare. Ne fajësojmë palën greke për këtë ngjarje, e cila rrezikoi të përfundonte me një tragjedi për jetën e tre peshkatarëve”, u shpreh Canaj. Që prej vitit 1993, në kanalin e Korfuzit kanë ndodhur 53 incidente të ngjashme, mësohet sipas shifrave të bëra publike nga shoqata e peshkatarëve të Sarandës, në të cilën aderojnë më shumë se 60 peshkatarë, të cilët janë përballur me zjarrin e ushtrisë. Zbardhja e këtyre incidenteve ngelet një enigmë për shtetin shqiptar.