Gjykata: Në ç'orë perëndoi dielli kur u vra Genci Sina

19/02/2005 Kërkohet përkthimi i dosjes së dërguar në Bruksel dhe krahasimi i saj
Prokurorët e çështjes së vrasjes së Genci Sinës, kundër Altin Arapit dhe Imelda Tashos, lexuan në seancën e djeshme gjyqësore një memorie, me anë të së cilës donin të tregonin se dosja e dërguar në Belgjikë ka qenë në anglisht dhe nuk ka patur asnjë pasaktësi. Në fjalën e tyre, prokurorët u shprehën se është gjykata ajo që duhet të bëjë përkthimin e materialeve, me qëllim që të largojë pretendimet e avokatëve mbrojtës. Sipas prokurorit Etjen Kapo, Prokuroria e Përgjithshme ka nisur në Bruksel materialet në anglisht. Ndërkohë që në dosjen hetimore të ardhur në gjykatë dhe që është lexuar nga avokatët ka disa pasaktësi.
Mospërputhjet
Në materialin e nisur të huajve, ku kërkohet ekstradimi i Arapit, thuhet se ky i fundit dyshohet për vrasjen e shoferit të kryeprokurorit si dhe është akuzuar për disa vepra penale të kryera në të ashtuquajturën "Hakmarrja për Drejtësi". Ndërkohë që në dosjen hetimore thuhet se, Altin Arapi është kriminel dhe i dënuar më parë për disa vepra penale. Një tjetër kërkesë e prokurorëve ishte edhe ajo drejtuar zyrës së Interpol Tiranës, për të saktësuar faktin nëse pas vrasjes kanë ekzistuar apo jo gjurmët papilare të Altin Arapit dhe fotoja e tij. Po kështu, gjykata, nëpërmjet Institutit Hidrometeorologjik duhet të saktësojë orën kur ka perënduar dielli në datën 29 shtator 2003. Të gjitha këto kërkesa, sipas akuzës, do të mund t'i japin përgjigje avokatëve mbrojtës, të cilët aludojnë për manipulime të provave kundër klientëve të tyre. Prokurori Etjen Kapo deklaroi dje se, avokatët mbrojtës janë njohur me dëshminë e Zina Sollakut, bërë pas vrasjes, datë 29 shtator 2003 ora 22.00, në prani të prokurorit Zamir Shtylla.
Sollaku
Ka reaguar menjëherë avokati Dylber Mani, i cili mbron në këtë proces interesat e Altin Arapit. Mani tha se është njohur me dëshminë e Zina Sollakut, por në memorien e tij drejtuar gjykatës, e quajti të dyshimtë dhe me plot pasaktësi. Sipas avokatit, dëshmia e Zina Sollakut nuk mund të ketë ekzistuar në dosje, por ajo është ndërtuar pak kohë para se të vinte për të dëshmuar në proces. Mani tha se, procesverbali është mbajtur me kompjuter dhe në orën 22.00 të mbrëmjes së datës 29 shtator 2003. Në këtë orë, sipas Manit, Sollaku ka qenë me vajzën, e cila është tronditur nga ngjarja. Ndërsa shtoi më tej se prokurorët, nëse do të kishin pyetur Sollakun si dëshmitare që atë natë, duhej t'i kishin paraqitur për njohje fotografitë e Altin Arapit dhe Orik Shytit, të cilat ekzistonin në polici. Sollaku, para gjykatës, tha avokati, është shprehur se në momentin e pyetjes ka qenë edhe një person me mbiemrin Ibraj, të cilin në procesverbal nuk e shohim të shënuar.
Ekspertiza
Gjykata vendosi të bëjë ekspertizën e gëzhojave të gjetura në vendin e ngjarjes, pas vrasjes së Genci Sinës. Avokati Dylber Mani pretendoi dje se gëzhojat e gjetura i përkasin armës së Genci Sinës dhe jo të ndonjë arme tjetër. Ndërkohë që eksperti pohoi se pas ngjarjes ka kqyrur menjëherë makinën e shoferit të kryeprokurorit. Në pjesën e jashtme të makinës janë gjetur gjurmë gishtash, të cilat i përkasin Altin Arapit, tha eksperti.