E Hënë, 2 Nëntor 2026

Të paraburgosurit e Fierit në grevë urie

19/02/2005  Mbi 30 persona kanë refuzuar marrjen e ushqimit

Janë më shumë se 30 persona, të cilët vuajnë dënimin e tyre në qelitë dhe dhomat e paraburgimit të Drejtorisë së policisë së Qarkut Fier, të cilët kanë kërcënuar krerët e drejtorisë së policisë dhe instancat e tjera të drejtësisë, si prokurorisë dhe gjykatën, se do të fillojnë grevën e urisë në mbrojtje të të drejtave të tyre.

Paralajmërimi

Sipas shefit të komisartiatit të policisë së Fierit, Naun Doko, ata nuk kanë hyrë në grevë, por kërcënojnë një gjë të tillë, për arsye se u ka kaluar afati i qëndrimit në dhomat e paraburgimit dhe më kot presin largimin e tyre për në kapmet e burgimit. ”Ata kanë marrë takim me drejtorin e policisë, me mua dhe persana të tjerë dhe kemi rënë dakord që të përshpejtojmë dokumentacionet e tyre ligjore, nëpërmjet Drejtorisë së Burgjeve për largimin e tyre në kamp. Në të vërtetë, afati që nga marrja e dënimit u ka kaluar ca, por kjo nuk varet nga ne, por nga tejmbushja e burgjeve",k a thënë Doko.

Avokatët

E nëse Doko e minimizon këtë lajm, është kryetari i Dhomës së Avokatëve në Fier, Zenun Hajdarmataj, i cili shpjegon se gjendja është shumë herë më serioze sesa ajo që paraqesin krerët e Drejtorisë së policisë së Qarkut Fier. ”Edhe pse kanë kryer një vepër penale, në fund të fundit, ata janë njerëz si gjithë të tjerët dhe nuk duhet t'u lejojmë që t'u shkelen të drejtat. Janë më shumë se gjysma e të dënuarve, të cilët kanë marrë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për dënimet përkatëse të tyre dhe nuk i kanë çuar në kampet e burgut.

Mbipopullimi

Qelitë janë tejmbushur. Nga 48 që duhet të jetë kapaciteti normal i këtyre qelive në Komisariatin e policisë Fier, numri i të paraburgosurve ka kaluar shifrën 110. Ka në një qeli 12-13 persona, ndërsa kapaciteti është për 6-7 vetë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›