E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dhjetë muaj burg vajzës që ushtronte prostitucion

19/02/2005  TIRANË – Ka pranuar se ushtronte prostitutën në vende publike në Tiranë. Herën e fundit që është kapur dhe për të cilën u dënua me 10 muaj burg, ka qenë te stacioni i autobusëve që nisen në Tufinë. Rajmonda Dane, në datën 28 shtator 2004, është kapur në flagrancë nga policia, duke kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin Arbër Ila. Ndërsa, Rajmonda u dënua, Leonor Liçaj që e survejonte u shpall i pafajshëm. Sipas vendimit të djeshëm të gjykatës, Leonor Liçaj ka qenë i dashuri i vajzës dhe nuk ka patur lidhje me emrin tutor. Në këto kushte, Rajmonda Dane është akuzuar për ushtrim prostitucioni. Vetë e pandehura, pa bërë asnjë rezistencë me fjalë, ka pranuar akuzën. Ajo është shprehur se kryente marrëdhënie me persona të ndryshëm kundrejt pagesës. Por nga ana tjetër, lekët ajo i ndante me të pandehurin Leonor Liçaj. Pranon që kishte kohë që e ushtronte profesionin e prostitutës. Madje, ajo është shprehur se me këtë profesion është mbajtur gjatë gjithë kohës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›