Akuza dhe kundërakuza për shefin e qarkullimit rrugor
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar dhjetëra kallëzime që kanë si objekt dhunën e policëve rrugorë ndaj qytetarëve dhe anasjelltas. Njëri prej tyre, Ilir Gjeta, thotë se është dhunuar personalisht nga Krenar Ahmeti në datën 29 prill 2008. Në kallëzimin e depozituar në organin e akuzës thotë se punon si hidraulik dhe lëvizte në Tiranë me një motor të kalibrit të vogël. Teksa qarkullonte në afërsi të Unazës së Re, punonjësit e policisë i kanë marrë motorin dhe e kanë dërguar me karrotrec në Komisariatin e Policisë Rrugore. Thotë se policët e kanë sharë dhe i kanë thënë se duhet të paraqitej në komisariat për të marrë pronën e tij. Në komisariat, teksa komunikonte me policët e turnit, mëson se për të marrë motorin duhej të paguante shumën 500 mijë lekë (të vjetra). "U thashë policëve se motorin e kam për punë. Ata më thanë "ik zhduku". Pyeta aty afër dhe mësova se kush ishte shefi. Iu afrova drejtorit që quhej Krenar dhe i thashë: Nëse ka mundësi, të flas për punën e një motori. Më tha ik fol me policët. Më tha "ik, mos ma zgjat", duke më sharë me fjalë të rënda. I thashë se do të ankohem te ministri Alibeaj dhe të mos shante, sepse ministrin e njoh personalisht e jam rritur me të. Ai m‘u turr me vrap dhe më zuri me grushte për qafe. Kur më godiste, më shante mua dhe ministrin Alibeaj", deklaron Ilir Gjeta.
Por një tjetër kallëzim në Prokurorinë e Tiranës është regjistruar edhe nga vetë shefi i qarkullimit, Krenar Ahmeti, i cili akuzon shtetasin Hasan Nezaj për kërcënim. Në fakt edhe Nezaj ka depozituar kohë më parë një kallëzim ndaj shefit të qarkullimit rrugor, të cilin e akuzon për dhunë fizike. Kallëzimet e tjera në prokurori janë edhe të bashkëshortëve Agron Bajri dhe Elisabeta Imeraj, të cilët e akuzojnë Ahmetin për dhunë, ndërsa shefi i qarkullimit ka depozituar kallëzimin për dy shtetasit e mësipërm nën akuzën e kundërshtimit të punonjësit të policisë.
Denoncimi
"Më tha ‘ik, mos ma zgjat‘, duke më sharë me fjalë të rënda. I thashë se do të ankohem te ministri Alibeaj dhe të mos shante se ministrin e njoh personalisht, pasi jam rritur me të. Ai m‘u turr me vrap dhe më zuri me grushte për qafe. Kur më godiste, më shante mua dhe ministrin Alibeaj"