Akuza e Bodes: “Eksportuesit e mineraleve nuk paguajne taksat”
Qeveria e paaftë për të mbledhur detyrimet tatimore. Të ardhurat nga renta minerale bien në 90 milionë lekë
Ervin Koçi
Qevria nuk ka mundur gjatë fazës së parë të vitit 2008 që të vjelë në masën e duhur detyrimet tatimore nga subjektet e bizneseve, duke mos i realizuar në masën e duhur të ardhurat në buxhetin e shtetit. Ndër kompanitë e medha që nuk bëjnë derdhjen e detyrimeve tatimore në masën e duhur janë dhe ato të eksportit të mineraleve, që nuk paguajnë taksat në bazë të xhiros së tyre, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm financiar të konsiderueshëm. Akuza është bërë dje nga ministri i Financave, Ridvan Bode, gjatë analizës 6-mujore të punës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. “Kompanitë eksproteuse të mineraleve nuk paguajnë taksa në bazë të xhiros së tyre, duke i shkaktuar humbje të konsiderueshme të buxhetit të shtetit, edhe pse janë të licencuara”,- ka deklaruar ministri i Financave, Bode. Sipas tij, gjatë vitit të kaluar nga renta minerale u grumbulluan vetëm 90 milionë lekë, ndrëkohë që eksportohen me mijëra ton minerale. Kreu i Financave ka kërkuar nga administrata tatimore që të shmangë subjektivizimin dhe të garantojë rregulla të barabarta loje për bizneset. Ministri Bode ka kërkuar gjithashtu nga administrata tatimore përshpejtimin e procedurave për instalimin e kasae regjistruese tek biznesi i vogël. Sipas tij, së shpejti do të lidhen kontratat me 5 kompanitë fituese të tenderit të cilat do të bëjnë furnizimin dhe instalizimin e kasave.
Subjektet abuzuese
Ministri i Financave, Ridvan Bode, nuk ka lënë dje pa shigjetuar edhe disa sektorë të ekonomisë që janë në vartësi të Ministrisë së Ekonomisë, duke i konsideruar ato si më problematikët në pagimin e taksave dhe tatimeve. Ministri i kërkoi administratës tatimore që të rrisë kontrollet në sektorin e hidrokarbureve dhe në ato të mineraleve. Abuzimi në këta sektorë që varen nga METE mbetet në shifra të larta. Pavarësisht arritjeve në mbledhjen e të ardhurave, ministri Bode, paralajmëroi dhe ndërmarrjen e akteve ligjore dhe nënligjore, që synojnë vendosjen në të njëjtat rregulla të bizneseve në pagimin e taksave. "Rezultatet pozitive të arritura në 6-mujorin e parë të këtij viti, nuk mund të fshehin pasaktësi të administratës tatimore, të cilat kanë qënë edhe objekt i analizës dhe që duhen eliminuar që situata të mos vijë duke u degraduar, por duke u përmirësuar", - tha ministri Bode. Sipas tij, analiza e zhvillimeve në disa degë dhe sektorë, me disa lloj taksash dhe disa kategori të industrive në Shqipëri, nuk mund të fshihet përmes rezultateve të përgjithshme. "Kemi një sërë çështjesh për të adresuar si duhet dhe nga ana tjetër po bëjmë një sërë rregullimesh proçedurale të prirura nga objektivi kryesor, që është rregulla të njëjta dhe konkurrencë e drejtë për të gjithë biznesin",- shtoi Bode. Ai
sqaroi se rregullimet nuk synojnë nxjerrjen arbitrare të taksave, por vendosjen në të njëjtat rregulla të të gjithë bizneseve dhe pagimin proporcional të taksave, në varësi të xhiros së tyre ekonomike. "Nuk mund të mbyllim sytë kur shikojmë që një kompani e tregtimit të karburanteve paguan 10 pwr qind të xhiros si taksa dhe kompania ngjitur me të paguan 0.1 pwr qind të xhiros si taksë. Mjaftojnë të tillë tregues për të thelluar kontrollin te këto biznese që pretendojnë se janë në rregull, por që shifrat i nxjerrin tërësisht zbuluar dhe pikërisht barazimi në konkurrencë do të përbëjë të gjithë orientimin tonë për përmirësimin e akteve ligjore dhe nënligjore",- tha ministri i Financave. Në 6-mujorin e parë të këtij viti, mbledhja e të ardhurave arriti në 70 miliardë lekë, me një plan të realizuar në masën 106 për qind. “Sfida më e madhe që administrata tatimore ka përballë biznesit, është zbatimi i ligjit të ri të procedurave tatimore”,- deklaroi më tej ministri Bode. Ky ligj është kundërshtuar ashpër nga komuniteti i biznesit, pasi u ka dhënë kompetenca të shumta inspektorëve tatimorë.
Administrimi i taksave
Që nga 1 janari i këtij viti, sipas ministrit të Financave, Bode, Shqipëria ka implementuar nivelin më të ulët të taksave, jo vetëm në rajon, por në të gjithë kontinentin evropian. Sipas tij, në kuadrin e uljes masive të taksave, u mundësua që në 6 muajt e parë të këtij viti, të arkëtoheshin në buxhetin e shtetit 22 për qind më shumë të ardhura. Referuar disa treguesve ekonomikë, megjithse taksa e TVSH-së ka qëndruar në nivelin 20 për qind, sikurse ishte në vitin 2005, për këtë 6-mujor të parë të vitit nga kjo taksë janë siguruar 75 për qind më shumë të ardhura krahasuar me të njëjtën periudhë të viti 2005.
Sipas ministrit Bode, “kjo dëshmon se kemi të bëjmë me një mirëadministrim dhe një përpjekje të biznesit për t'u shkëputur nga taktikat e fshehjes së vlerës të informalitetit dhe evazionit fiskal”. Referuar tatimit mbi fitimin, që është edhe kontributi i kompanive në buxhet, Bode tha se, në 6 muajt e parë të këtij viti janë arkëtuar 30 për qind më shumë të ardhura, duke garantuar rregulla të njëjta dhe të barabarta për të gjithë aktorët ekonomikë në treg, gjë që përbën edhe prioritetin tonë.
16 Korrik 2008