E Diel, 1 Nëntor 2026

I gjithë populli analist

Ermal Hasimja Përtej debatit politik për natyrën e shkaqeve, përmbytjet e fundit janë padyshim minimalisht, një dramë njerëzore. Të paktën për këtë ka konsensus. Mirëpo në fakt, i gjithë pasqyrimi, debatimi, analizimi dhe përdorimi i kësaj drame e la relativisht vetë dramën në hije. Banorët e Obotit, Dajçit apo edhe Shkodrës e panë veten, jo si protagonistë të një drame njerëzore, por kryesisht si objekte politike, p.sh. si viktima të korrupsionit  qeveritar, përfitues të vëmendjes maksimale të qeverisë, qytetarë të këtij vendi, që besojnë këtë akuzë dhe jo atë tjetrën, etj. Në emër të tyre u akuzua, u falënderua, u mallkua, u parashikua, madje, edhe u premtua vota pro ose kundër në zgjedhjet e ardhshme. Përmbytja pati një efekt tjetër interesant: i gjithë populli u bë ekspert i përmbytjeve, pikërisht për shkak të nevojës së një politike të emergjencës; të emergjencës së papërgjeshme apo emergjencës së përballuar me sukses. Shqiptarët mësuan shumë më tepër këto ditë, sesa gjithë jetës së tyre lidhjet deri tani okulte, hidrike mes shiut, borës së shkrirë në kohën e gabuar, argjinaturave, portave të hidrocentraleve, shkarkimeve, eksport-importit, madje edhe baticës si dukuri me prejardhje hënore. Megjithatë mësuan, ose të paktën iu ofrua shumë më tepër informacion e interpretim për përgjegjësitë e mundshme politike ose për abuzimin me pretendimin e këtyre përgjegjësive. Nëse informacioni për natyrën dhe teknologjinë e bëri gjithë popullin ekspert, interpretimi politik e bëri gjithë popullin analist. Sepse shqiptarët po stërvitin në nivele të larta aftësitë anali(s)tike, falë inflacionit të akuzave, “paanshmërisë” së ekspertëve, paradigmës së pashmangshme të fajit njerëzor dhe talentit të mediave për t’i kthyer ngjarjet tona në burime konstante ankthi gjithnjë e më pranë Hollivudit e gjithnjë e më larg profesionalizmit.I gjithë populli analist. Që të mos kemi dyshime: në kuptimin e keq të fjalës. Cilat janë arsyet? Së pari, sepse kemi një opozitë emergjence, një opozitë në varkë. Pavarësisht sa mund të shokojë ky pohim, nuk do të ishte pa kuptim të thuhet se është një opozitë e Gërdecit dhe tani edhe e Varkës. Pikërisht, sepse instrumentet e saj të parapëlqyer nuk janë idetë alternative të qeverisjes në kohë normale, por papërgjegjshmëria e pretenduar e qeverisë në kohë kataklizmash. Një opozitë, që konceptin e qeverisë-hije e ka marrë aq seriozisht, sa në fakt është e tëra në hije. Përmbytja ka të paktën një efekt pozitiv për opozitën, sepse ka përmbytur përkohësisht edhe programin mistik 1.000 faqesh të PS-së, domethënë nevojën për të. Po nuk pate program konkret tëndin, të paktën hidh poshtë atë që bën tjetri. Shqiptare, sa shqiptare! Cinizmi politik duket qartë në këmbënguljen kërcënuese të dëmshpërblimit “një për një” të çdo dëmi, a thua se këtë dëmshpërblim do ta paguajë Berisha dhe jo taksapaguesit. Qeveria nuk është më pak e imunizuar nga ky pikëvështrim përderisa përdor të njëjtën gjuhë që i serviret nga opozita dhe mediat. Akoma pa mësuar përmasat e dëmit dhe rrjedhimisht pa llogaritur mundësinë e njëmendtë të kompensimit të plotë, ky kompensim premtohet dhe garantohet. Edhe nëse kemi ndonjë dyshim për ndjeshmërinë humanitare të qeverisë, të paktën jemi të sigurt se qeveria nuk është e pandjeshme ndaj akuzave anali(s)tike të opozitës. Kjo mund të sjellë shlyerjen e mundshme të dëmeve, por mund të sjellë edhe skenarë populiste me kosto të papërballueshme, apo mosmbajtje premtimesh dhe shkreditim të qeverisjes.Një transportim i politikës. Nga parlamenti në varkë, nga eksperti tek analisti, nga peshkatari tek akuzatori politik, nga natyra tek vullneti. Mirëpo nganjëherë, tepria politike, në një nivel fsheh thjesht boshllëkun politik në nivele të tjera, shumë më thelbësore, me shpresën problematike se populli, i tëri analist, “kështu e kërkon”.Maxhoranca aktuale mund ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme. Por edhe në këtë rast shanset do të ishin të ulta sepse ato do të refuzoheshin fuqimisht nga opozita. Praktikisht, zgjedhjet e përgjithshme me probabilitet të lartë do të zhvillohen në vitin 2013. Ofertë për zgjidhjen e krizës aktuale... Bazuar në sa më sipër shanset janë pothuajse zero për të patur zgjedhje të parakohshme në këtë mandat. Pavarësisht zhgënjimit të madh nga rezultati zgjedhor i 28 qershorit 2009 dhe dëshirës së socialistëve për të realizuar zgjedhje të parakohshme është fatkeqësisht e pamundur, që ato të realizohen në rrugë kushtetuese dhe kjo e vërtetë rezulton nga një lexim racional dhe i ndershëm i Kushtetutës dhe realitetit politik shqiptar. Madje nuk ka, asnjë ndërkombëtar që mund të të këshillojë ndryshe. Për më tepër nuk mund të ndodhë ndryshe, sepse realizimi i zgjedhjeve të parakohshme apo nëse do ta quanim ndryshe “rrëzimi” i Republikës së Re nisur nga mospranimi i rezultatit të zgjedhjeve përmes një “vendimi politik”, do të përbënte një precedent të rrezikshëm dhe pafundësisht të përsëritshëm. Aq më tepër kjo do të refuzohej nga maxhoranca që do ta paraqiste këtë precedent me themel “uan-men-krajzis” pra krizën e një njeriu. Dhe nisur nga ky precedent kjo krizë do të përsëritej duke mbetur një “uan-men krajzis” dhe vetëm emri i njeriut në qendër të saj do të ndryshonte...Ndërkohë që “Republika e Re” do të mbetej e rrëzuar nga cikli i këtyre “uan-men-krajzis”... Ka një zgjidhje të ndershme, dhe kjo mund të përbënte një moment kompromisi që forcat kryesore politike të merren vesh për të ndërruar “Republikën e Re” që është vetëm njëvjeçare me një “republikë tjetër” që do të duhet të konceptohet përmes një debati të gjerë politik, mediatik e publik. Ndoshta me të vetmin kusht që ky debat dhe kompromis të mos prekte këtë mandat kuvendor, megjithëse kjo do t’i mbetej forcave politike për ta vendosur. Kjo nuk do të ishte shumë serioze por do të ishte shumë më serioze se të tentohet të “rrëzohet” pafundësisht “Republika e re” e ngritur me konsensusin e gjerë të dy palëve aktualisht në konflikt dhe me qëndrime aktuale diametralisht të kundërta, e të papërputhshme. Kjo do të ishte një ofertë për zgjidhje kompromisi midis dy qëndrimeve aktuale të papërputhshme. Personalisht jam krejtësisht kundër...sepse jam në favor “stabilitetit politik dhe qëndrueshmërisë së qeverisjes” pavarësisht se cila forcë politike është maxhorancë apo opozitë, ndonëse qëllimi është gjithnjë për të mos qenë në opozitë...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›