Akuza harron faljen ndaj Isufit

Tirane- Biznesmeni Erion Isufi, i shume perfolur kohet e fundit per lidhjet e tij me Damir Fazllic, kerkon faljen publike nga ana e Prokurorise, pas sekuestros se padrejte te llogarise bankare te nje kompanie te drejtuar prej tij. Vendimi i padrejte i ndermarre nga prokuroria per bllokimin e pasurive te tij, kishin bere kete te fundit qe t'i drejtohej vete gjykates per te shfuqizuar urdhrin. Por cuditerisht kur ne gjykate nuk ishte bere asnje seance gjyqesore, Prokuroria vendosi zhbllokimin e urdhrit. Veprimet e ndermarra kohet e fundit nga organi i akuzes, kane shkaktuar deme te biznesmeni Isufi. "Si pasoje e ketyre veprimeve te Prokurorise, gjate gjithe javes se shkuar mua me eshte shkaktuar nje dem i konsiderueshem material dhe moral."- ka bere me dije dje Isufi. Ai tregon se per te kundershtuar kete shkelje flagrante se te drejtave te tij themelore dhe kushtetuese, ai ishte detyruar vete, qe te merrte sherbimet e nje avokati dhe t'i drejtohej Gjykates se Tiranes per shfuqizimin e ketij vendimi te Prokurorise. "Pas padise se ngritur nga ana ime, hedhjes se shortit dhe caktimit te nje gjykatesi, akoma pa u zhvilluar seance gjyqesore Prokuroria vendosi te heqe sekuestron me nje vendim te dyte. Me gjithe pritjen time disa ditore, Prokuroria nuk me ka kerkuar zyrtarisht falje per vendimin e saj te gabuar. Per kete arsye e gjykoj te pamjaftueshem vendimin e Prokurorise, per heqjen e sekuestros se paligjshme ndaj meje", ka sqaruar dje Erion Isufi. Per kete biznesmeni shqiptar kerkon edhe faljen publike nga Prokuroria, per veprimet e marra kohet e fundit. "Kerkoj qe ne perputhje me ligjin, te me kerkohet falje zyrtarisht ose publikisht nga institucioni perkates per kete shkelje flagrante se te drejtave themelore te njeriut, per dhunimin e paarsyetuar te biznesit dhe ne vecanti per cenimin e integritetit dhe figures time morale dhe te familjareve te mi", ka sqaruar dje Isufi. Duke besuar te shteti ligjor si garancia e vetme kunder arbitraritetit dhe tek zbatimi me korrektesi dhe me pa anshmeri te ligjit, Isufi e sheh si rrugen e vetme per te garantuar te drejtat themelore dhe lirite e qytetareve pa asnje dallim, preference apo paragjykim.
Damir Fazllic sot kerkese per zhbllokimin e pronave
Pas demit te shkaktuar biznesmenit shqiptar, sot do te jene avokatet e Damir Fazllic ata qe do te depozitojne ne Gjykaten e Tiranes nje kerkese padi ndaj Prokurorise se Tiranes. Objekti i padise do te jete shfuqizimi i vendimit te marre nga ana e Prokurorise per bllokimin e pasurive te Fazllic, per te cilat nuk ka ende nje vendim gjykate. Kerkesa do te depozitohet ne sekretarine e gjykates, per t'iu nenshtruar me pas shortit elektronik ku edhe do t'i caktohet nje gjykatesi penalist te kesaj gjykate. Ne banken e te akuzuarve nuk do te jete nje qytetar i cili ka shkelur ligjin, por nje prokuror i cili heton e dergon per gjykim qytetare edhe te pafajshem. Prokuroria e Tiranes e cila ka nisur hetimet e saj me daten 8 tetor te ketij viti, ka ngritur ndaj 33 vjecarit akuzen e "pastrimit te produkteve te vepres penale".