Sillet Jaupi, vrau shefin e policise

TIRANE - Ekstradohet nga Spanja, Kastriot Jaupi, i denuar me burg per jete, per vrasjem e shefit te Komisariatit te Policise se Delvines, Ilir Ngresi. Gjykata e Vlores, me vendimin te dates 4 korrik 2003, ka denuar Kastriot Jaupin me burgim te perjetshem per akuzen e "vrasjes me paramendim ne bashkepunim, per shkak te cilesive te vecanta te viktimes", "te vrasjes me paramendim ne bashkepunim per shkak te cilesive te vecanta te viktimes, te mbetur ne tentative" dhe "mbajtjes pa leje te armeve luftarake". Jaupi eshte banor i qytetit te Beratit. Policia e Shtetit tha dje se ne daten 12 nentor 1997, te pandehurit i vritet i vellai, Ilir Jaupi gjate nje perplasje me arme ndaj policise, e ndodhur ne vendin e quajtur "Guri i bardhe" ne Berat. Prinderit dhe vete i pandehuri Kastriot Jaupi kane fajesuar vec te tjereve edhe shefin e policise kriminale ne Berat ne ate kohe, oficerin e policise kriminale Ilir Ngresi. Pas ketij momenti te pandehurit i ka lindur mendimi kriminal i hakmarrjes. Per realizimin e vrasjes Kastriot Jaupi fillimisht ka kerkuar sqarime ne lidhje me vrasjen e vellait duke realizuar disa takime direkt me viktimen Ilir Ngresi. Me pas ka nisur ta provokoje duke i dal here pas here perpara me makine duke i xhiruar gomat dhe me vone edhe duke i derguar kercenime me ane te bisedave telefonike, veprime keto qe viktima krijon bindjen e plote se i pandehuri po pergatitej per ta vrare. Pikerisht pas ketyre sinjaleve dhe oficeri i policise ka filluar te ruhet nga ai. Por ne fund Jaupi, ne bashkepunim dhe me nje tjeter person, e kane vrare oficerin e policise ne Vlore.
Dosja e plote e policise per vrasjen e Ilir Ngresit
Per vrasjen e oficerit Ilir Ngresi, Kastriot Jaupi ne bashkepunim dhe me persona te tjere, me date 07 shtator 2000, organizon vrasjen e viktimes, duke i zene prite Ilir Ngresit dhe shoferit te tij, policit Artimond Jaupi. Aty ata qellojne me bresheri me arme automatike ne drejtim te autovetures. Megjithese ne drejtim te dy te demtuarve u qellua me bresheri vetem njera nga predhat godet ne trup Ilir Ngresin, duke i shkaktuar nje plage tejshpuese ne supin e djathte, me drejtim hyrje nga para dhe dalje mbrapa, duke realizuar vetem plagosjen dhe se vepra penale mbeti ne fazen e tentatives dhe pasoja nuk erdhi per shkaqe te pavarur nga vullneti i autoreve, te cilet megjithese realizuan atentat ndaj te dy ketyre shtetasve dhe autovetures nuk arriten ta perfundonin. E ndodhur ngjarja ne keto rrethana provohet plotesisht se i pandehuri Kastriot Jaupi me veprime te kunderligjshme te cilat jane drejtuar e synuar ne marrjen e jetes se Ilir Ngresit dhe Artimond Jaupit e per shkak te cilesive te vecanta te tyre ka te pranishem elementet e vepres penale te parashikuar nga neni 79/c e 22 e 25 dhe 79/c e 22 e 25 dhe 278/2 te Kodit Penal. Eshte e vertet se i pandehuri Kastriot Jaupi nuk ka pasur kontradikte me Artimond Jaupi, por per veprimet e kunderligjshme te drejtuar ndaj jetes se tij, i pandehuri ka paramenduar dhe vrasjen e tij. Ndryshe nuk ka se si te shpjegohet fakti qe i pandehuri se bashku me persona te tjere bashkepunetoret e tij, organizon priten dhe te gjithe se bashku, e ne te njejten kohe qellojne me bresheri me arme ne drejtim te dy ushtarakeve dhe te autovetures. Vepra penale mbeti ne fazen e tentatives, per shkaqe te pavarura nga vullneti i autoreve. Pas kesaj ngjarje i demtuari Artimond Jaupi eshte larguar nga Shqiperia per faktin se tashme jeta e tij rrezikohej seriozisht nga hakmarrja e Kastriot Jaupit. Por edhe pas kryerjes se kesaj tentative per vrasjen e Ilir Ngresit e Artimond Jaupi, i pandehuri nuk hoqi dore nga mendimi dhe deshira kriminale per te vrare oficerin Ilir Ngresi, fakt ky qe provohet krahas te tjerave edhe nga vete deklarimet e Ilir Jaupit dhe familjareve te tij, ndaj te cileve nga ana e te pandehurit vazhdimisht u eshte derguar dhe komunikuar drejtpersedrejti me ane te telefonit, qellimi i tij se do te realizonte krimin e vrasjes. Per te realizuar kete krim i pandehuri ka ardhur shpesh ne qytetin e Vlores per te mesuar banesen dhe vendin ku qendronte viktima, Iliri gjate diteve qe kthehej prane familjes, pasi ndodhej ne rrethin e Delvines, me detyren e Shefit te Komisariatit te Policise dhe po pergatitej te merrte nje detyre tjeter. Nderkohe i pandehuri qendron dhe leviz shpesh me shokun e tij Dritan Zhuka, person ky me te cilin organizon edhe vrasjen e ushtarakut Ilir Ngresi me date 30 dhjetor 2000 ne qytetin e Vlores. Ne mengjesin e dites se kryerjes se krimit te vrasjes, i pandehuri se bashku me shokun e tij Dritan Zhuka ka udhetuar nga qyteti i Fierit me autobus per ne qytetin e Vlores dhe se ne momentin qe ka mberritur ne stacionin prane shkolles "Halim Xhelo", me ane te bisedes telefonike realizon takim me deshmitarin Renato Beqiraj me te cilin kishte disa kohe njohjeje dhe se midis tyre ekzistonte marredhenie shoqerore dhe te tre se bashku bejne nje xhiro ne qytetin e Vlores me autoveturen e ketij personi. Kur jane ndodhur tek xhamia e qytetit te Vlores i pandehuri, Kastrioti i ka kerkuar autoveturen deshmitarit Renato, me pretendimin se kishin per te kryer disa pune ne qytet dhe se pas perfundimit, autoveturen do t'ia parkonin para oborrit te shtepise. Deshmitari Renato nisur nga marredheniet qe kishte me te pandehurin dhe pa ditur arsyen e ardhjes ne Vlore te tyre, bie dakord dhe e jep autoveturen dhe vet largohet ne kembe deri tek bar "Zurihu". Nderkohe te dy autoret Kastriot Jaupi dhe Dritan Zhuka duke udhetuar me autoveturen e Renato Beqirajt, pergjate rruges Vlore-Skele konstatojne se viktima Ilir Ngresi ndodhet pikerisht duke pire kafe ne lokalin "Shelgu" me pronar Eqerem Bejtaj, lokal ky qe ndodhet para hyrjes se pallatit ku viktima ka dhe banesen. Vendndodhja dhe qendrimi i viktimes ne kete vend vleresohet si mundesi e pershtatshme nga te dy autoret per te realizuar edhe qellimin e tyre kriminal ate te vrasjes se tij. Per realizimin e krimit te dy autoret largohen nga rruga kryesore dhe futen ne rrugen para shkolles "Ismail Qemali", ne afersi te kryqezimit parkojne autoveturen dhe te dy ne kembe pasi pershkojne rrugen qe te con direkt tek vendi i ngjarjes i afrohen viktimes nga pas shpine. Nderkohe viktima qendronte i ulur ne tavolinen e cepit te verandes se lokalit, se bashku me shokun e tij deshmitarin Besnik Tare duke pire kafe. Ne drejtim te viktimes Ilir por nga pas shpine ka shkuar Dritan Zhuka kurse i pandehuri Kastriot ka qendruar pas cepit te lokalit dhe ne momentin qe Dritan Zhuka i eshte afruar rreth 2 metra viktimes, pas shpines se tij ka nxjerre armen e zjarrit, pistolete dhe ka realizuar disa te shtena ne drejtim te viktimes, i cili beri disa perpjekje per te kundervepruar me armen qe mbante ne brez, por nuk ka mundur dhe per shkak te plageve qe ka marre eshte rrezuar ne toke dhe pas disa castesh ka vdekur. Konstatohet se viktimes i jane shkaktuar plage tejshkuese ne qafe me drejtim hyrje nga e majta dhe dalje ne anen e djathte, nje plage qorre ne bel, nje plage tejshkuese ne pjesen e barkut dhe ne gjoks.