E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maskat grabisin kampistin, me arme

Shkoder- Maskat grabisin te armatosur, nje kambist teksa hynte ne mesnate per ne banesen e tij ne lagjen Dergut te Shkodres. Persona te pa identifikuar duket se kane qelluar ne "shenje" duke ndjekur nga pas Altin Heqimin, 37 vjec, i cili prej vitesh punonte ne treg per te kembyer valute. Rezultati ka qene rrenues per te riun qe ka humbur nga pasuria e tij te pakten 41 mije euro qe i mbante ne canten e punes. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 24:00, kur Heqimi ka denoncuar grabitjen nga dy persona te maskuar dhe te armatosur, qe leviznin me motociklete.

"Po shkoja per ne banese, kur dy persona te maskuar me vune nje pistolete ne koke duke me kercenuar me jete, nese nuk u jepja canten ku mbaja 41 mije euro per te bere kambizem". Keshtu eshte shprehur 37 vjecari Altin Heqimi, gjate denoncimit qe ka depozituar ne komisariat, pak caste pas ngjarjes se ndodhur ne Dergut te Shkodres. Heqimi nuk ka arritur te identifikoje dy autoret e grabitjes, ndersa kthehej nga puna, deri ne oret e vona te mbremjes. Mesohet se 37 vjecari ka qene duke u kthyer me makinen e tij tip "Benz", kur pikerisht teksa hapte deren e shtepise te tij, ne prag te saj ka arritur te shohe dy persona qe kane zbritur nga nje motorcikel. "Ne fillim me vune armen ne koke dhe pasi hezitova, tjetri me vendosi pistoleten ne gryke", ka thene me tej 37 vjecari. Nen presionin e armes dhe frikes per familjaret, Heqimi ka nxjerre canten me para ku ndodheshin jo pak, por 41 mije euro.

Pasi kane marre valuten, dy te maskuarit jane arratisur me shpejtesi duke perdorur mjetin e tyre. Burime policore thane se dyshohet qe autoret te kene qene te njohur te kampistit, pasi njihnin mire levizjet e tij. Heqimi eshte shprehur se kthehej cdo dite heret ne banese, por te dielen kishte qendruar me gjate, pasi kishte pasur edhe shume pune. Deri dje ne mbremje nuk kishte asnje autor te identifikuar apo te ndaluar per kete grabitje. Per momentin jane shoqeruar gjate persona qe njihen per precedentet penale dhe pasi u moren ne pyetje, jane lene te lire.

Dyshimet e policise

Policia e Shkodres po heton edhe ne pisten e nje sajese te mundshme te ngjarjes se ndodhur ne lagjen Dergut, per shkak te orarit te vone kur ka ndodhur dhe mungeses se deshmitareve. Ngjarja eshte regjistruar si grabitje dhe jane marre ne pyetje pervec te demtuarit edhe familjaret. Por ende nuk ka te dhena konkrete qe te flasin per nje grabitje qe te jete pare edhe nga persona te tjere ne vendngjarje.

Tre grabitje ne nje muaj

Grabitja e kambisteve eshte kthyer ne moden me te fundit te kontingjenteve kriminale qe kerkojne te pasurohen brenda nje dite. Brenda nje muaji shenohen tre raste te sulmeve ndaj ketyre personave qe kryejne aktivitetin ne tregun e zi. Tre jave me pare, ne rrugen "Gjergj Fishta", prane Gjykates se Tiranes, u grabit me arme ndersa dilte nga shtepia, 55 vjecari Fari Fanxho, i cili deklaroi se i kishin marre 50 mije euro. Autoret kane arritur te largohen dhe deri dje nuk kane rene ne prangat e policise. Kurse me 18 shtator te po ketij viti, ne Elbasan, kater persona po te maskuar dhe te armatosur, sulmuan dhunshem kampistin Arben Kovaci teksa kthehej ne shtepi, duke i marre 2,5 milione leke qe mbante ne cante. Pas operacionit te koduar "Shkozeti", u arrestuan tre nga te dyshuarit dhe u vu ne kerkim nje i katert. Policia tha se te dyshuarit jane Gentian Hoxha, Laert Mehmeti, Albert Qafa. Si autor i kesaj ngjarje policia e Elbasanit ka identifikuar edhe Alban Skonjan, i shpallur ne kerkim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›