E Diel, 1 Nëntor 2026

"Rama fuqizoi kasten e Berishes"

DIBER- Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta qe nga Dibra ka sulmuar ashper kryeministrin Berisha por dhe kryesocialistin Rama. Me nje gjuhe te forte, kreu i LSI ka fajesuar teresisht Berishen e Ramen, per te gjitha ngjarjet e dhimbshme qe kane ndodhur tere keto kohe dhe qe e kane zanafillen nga ndryshimi i Kushtetutes, bere me 21 prill te ketij viti, qe sipas tij e beri Berishen te fuqishem perballe opozites e institucioneve te hetimit per aferat e ndryshme. "Shqiperia e Sali Berishes eshte per fat te keq Shqiperia, qe nuk rrezaton vullnetin dhe aspiratat e shumices se popullit shqiptare dhe ne radhe te pare te rinise, por eshte nje Shqiperi e ndrydhur ne shpresat dhe ne potencialet e saj nga kasta e Sali Berishes. Kjo eshte nje kaste qe per fat te keq ne 21 prill u fuqizua nga pikepamja institucionale edhe me ndihmen e Edi Rames dhe deputeteve te PS-se, duke dhunuar parimin e shenjte dhe themelor te Kushtetutes te miratuar nga 1 milion shqiptar ne 1998, ate te ndarjes se balancave institucionale midis pushteteve te ndryshem", deklaroi Meta ne Diber, teksa ka marre pjese ne konferencen e rinise se kesaj partie ne kete rreth. Kreu i LSI akuzoi se kjo eshte Shqiperia e Sali Berishes qe nuk do t'ia dije per vullnetin e popullit shqiptar dhe te qytetareve te ketij vendi, te cilet jane shprehur per Republike Parlamentare, ku te jene ata qe kontrollojne Parlamentin dhe qeverine e tyre, dhe jo te mbeten peng te nje kryeministri te papergjegjshem, sikurse ka ndodhur pas 21 Prillit. Duke vazhduar me tej ne ceshtjet e politikes se dites, Meta eshte ndalur gjere e gjate tek pasojat e para qe sollen keto ndryshime Kushtetuese. Jane keto ndryshime tha Meta, qe e bejne Sali Berishen jo vetem te mbrohet nga drejtesia, por edhe te marri revansh kunder drejtesise, kunder pavaresise se gjykatave, kunder pavaresise se Prokurorise, dhe kunder qendrimeve te perfaqesueseve te opozites. "Jane keto ndryshime qe Sali Berisha i krekoset deputeteve dhe madje t'i lutet opozites per t'i bere mocion mosbesimi sepse me ndryshimet e bera ne Kushtetute, tashme nuk duhen 71 vota per te hequr Sali Berishen, por duhen edhe 71 vota me pare per te vendosur nje tjeter ne vend te tij. Jane keto ndryshime qe Sali Berisha mbrohet nga "Gerdeci". Pra eshte ky Berishe qe kerkon te na ktheje 11 vjet pas", akuzon Meta. S.P


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›