E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuza i shpëton nga sekuestroja pronat e Dritan Dajtit



Pronat në emër të Dritan Dajtit nuk mund të sekuestrohen nga shteti. Të paktën për momentin ky është versioni zyrtar i prokurorëve të çështjes që po merren me zbardhjen e aktivitetit të Dajtit gjatë viteve që ishte në arrati nga drejtësia shqiptare. Burime shpjeguan dje se Prokuroria e Krimeve të Rënda edhe pse ka nisur verifikimin e pronave të tij, për shkak të akuzave që rëndojnë aktualisht mbi Dajtin për momentin asnjë nga pronat nuk rrezikojnë të sekuestrohen. Burime të besueshme thanë se referuar ligjit për sekuestrimin dhe konfiskimin e pronave që merren me aktivitete të paligjshme, pronat e Dajtit nuk mund të sekuestrohen pasi ai akuzohet për vrasje dhe jo për trafiqe apo gjobë vënie ashtu sikurse thotë ligji i sekuestrove. Por, burimet shtuan se verifikimi i pasurive po kryhet pasi, nëse në të ardhmen mund të vërtetohet se Dritan Dajti mund të ketë urdhëruar edhe gjobë vënie apo mund të jetë implikuar në trafiqe të lëndëve narkotike. Vetëm pasi të ngrihen akuza të tilla pronat e tij vendosen menjëherë në sekuestro. Ndërkohë grupi hetimor po përpiqet të zbardhë shumë enigma mbi ngjarjen tragjike të shtatë gushtit ku katër policë mbeten të vrarë dhe një i ri vdiq gjatë operacionit që ende zyrtarisht nuk ka një skemë.

Krimet e Rënda

Rishfaqet në ditën e parë të punës femoneni që po fut në kaos proceset

Dy proceset e para që ishin përcaktuar dje për të nisur gjykimin të Gjykata e Krimeve të Rënda kanë dështuar. Fenomeni që po çon në kaos shumicën e dosjeve në këtë gjykatë, është rishfaqur dje në ditën e parë të punës për këtë sezon. Procesi i parë i përkiste Ilir Pajës. Në seancën e djeshme pritej të dëshmonin katër efektivë policie të cilët morën pjesë në operacionin ku u ndalua dhe i shumë kërkuari. Asnjëri prej efektivëve nuk është paraqitur në sallën e gjyqit dhe për shkak, kolegji penal e caktoi seancën e ardhshme me 11 shtator. Ndërsa shtyrja e procesit tjetër gjyqësor, atij ndaj Klodian Bashës ka qenë për shkak të mungesës së avokatit. Në këtë gjykatë tashmë është bërë e zakonshme shtyrja pafund e proceseve për shkak të mungesës së avokatëve me ose pa arsye.

2 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›