E Diel, 1 Nëntor 2026

KLD do të shqyrtojë shtatë dosje me shkelje për gjyqtarët



Laureta Rryçi

Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të nisë punimet në sezonin e ri me shqyrtimin e shtatë masave disiplinore për gjyqtarët. Burime pranë këtij institucioni pohuan dje për gazetën “Albania” se në mbledhjen më të parë që do të përcaktohet pritet të jenë në rend të ditës shqyrtimi i shtatë dosjeve të gjyqtarëve të gjykatave të ndryshme. Të njëjtat burime shpjeguan se gjyqtarët në fjalë janë inspektuar për disa dosje dhe u janë vërejtur shkelje të cilat do të vënë në rrezik karrierën e tyre në gjyqësor. Pas relacioneve të përgatitura për ta, mësohet se ministri Enkeled Alibeaj ka shfrytëzuar kompetencën e tij për të propozuar masat disiplinore më të ashpra për ta. Për pjesën më të madhe, shkarkim nga detyra dhe për disa prej tyre emërimin në një gjykatë më shkallë më të ulët ku janë në punë aktualisht.
Shqyrtimi
Burime pranë KLD-së shpjeguan dje se tashmë materialet e grumbulluara për gjyqtarët në fjalë u janë shpërndarë të gjithë anëtarëve të Këshillit për t’u njohur me shkeljet që pretendohet se janë kryer nga gjyqtarët në çështjet që u ishin përcaktuar me short për t’u gjykuar. Kjo procedurë është ndjekur edhe për rastet e mëpërparshme kur është dashur që KLD-ja të merrte një vendim për gjyqtarët. Në këtë mënyrë anëtarët e Këshillit kanë informacionin e duhur për ditën kur do të shqyrtohet masa e propozuar nga Ministri i Drejtësisë dhe ndërkohë i ballafaqojnë të dhënat edhe me versionin që japin vetë gjyqtarët për rastin në fjalë.
Dosjet
Ministri i Drejtësisë vetëm pak kohë më parë dorëzoi në KLD plot shtatë dosje për gjyqtarë që punojnë në gjykata të ndryshme të vendit. Dosje të veçanta kishte për dy gjyqtarë të Gjykatës së Shkallës së Parë të Sarandës. Bëhet fjalë për bashkëshortët Rasim dhe Enkeleda Doda. Për të dyja rastet, pas masës sës propozuar nga Ministri i Drejtësisë, është vendosur nga ana e Këshillit që Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të kryejë verifikimin e disa fakteve, të cilat kanë të bëjnë me aktet e gjendjes civile të gjyqtarit. Këto akte do t’i bashkëngjiten dosjes dhe do të shytohen në mbledhjen e parë që do të përcaktohet për këtë sezon. Në mbledhjen e ardhshme pritet të shqyrtohet procedimi disiplinor ndaj gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Manjola Bejleri. Masa e propozuar nga Ministri i Drejtësisë për këtë gjyqtare do të shqyrtohet po në mbledhjen e parë që do të caktohet për këtë sezon për KLD-në. Procedimi disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, Bujar Musta. Procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, Zihni Shahu. Procedimi disiplinor ndaj gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, Pajtime Fetahu. Procedimi disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, Taulant Tafa. Masa e propozuar nga Ministri i Drejtësisë për këta gjyqtarë do të shqyrtohen po në mbledhjen e parë që do të caktohet për këtë sezon për KLD-në.

Gjyqtarët me dosje
Shqyrtim i procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, Rasim Doda. Pas masës së propozuar nga Ministri i Drejtësisë, është vendosur nga ana e Këshillit që Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të kryejë verifikimin e disa fakteve, të cilat kanë të bëjnë me aktet e gjendjes civile të gjyqtarit. Këto akte do t’i bashkëngjiten dosjes dhe do të shytohen në mbledhjen e parë që do të përcaktohet për këtë sezon.

Shqyrtim i procedimit disiplinor ndaj gjyqtares të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, Enkeleda Kashuri (Doda). Këshilli pasi është njohur me pretendimet e Ministrit të Drejtësisë, ka vendosur të ngarkojë Inspektoratin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë që të kryejë verifikimin e disa fakteve, të cilat kanë të bëjnë me aktet e gjendjes civile të gjyqtares, të paraqesë këto akte për shqyrtim në një mbledhje të ardhshme të Këshillit.

Shqyrtimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Manjola Bejleri. Masa e propozuar nga Ministri i Drejtësisë për këtë gjyqtare do të shqyrtohet po në mbledhjen e parë që do të caktohet për këtë sezon për KLD-në.

Shqyrtimi i procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, Bujar Musta. Masa e propozuar nga Ministri i Drejtësisë për këtë gjyqtarë do të shqyrtohet po në mbledhjen e parë që do të caktohet për këtë sezon për KLD-në.

Shqyrtimi i procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, Zihni Shahu. Masa e propozuar nga Ministri i Drejtësisë për këtë gjyqtarë do të shqyrtohet po në mbledhjen e parë që do të caktohet për këtë sezon për KLD-në.

Shqyrtimi i procedimit disiplinor ndaj gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, Pajtime Fetahu. Masa e propozuar nga Ministri i Drejtësisë për këtë gjyqtare do të shqyrtohet po në mbledhjen e parë që do të caktohet për këtë sezon për KLD-në.

Shqyrtimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, Taulant Tafa. Masa e propozuar nga Ministri i Drejtësisë për këtë gjyqtarë do të shqyrtohet po në mbledhjen e parë që do të caktohet për këtë sezon për KLD-në.

2 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›