Akuza, katër organizata kriminale në gjykatë
19/10/2004 TIRANË - Veprimtaria e katër organizatave kriminale me 22 anëtarë, është zbardhur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ky institucion, pasi ka zbardhur dhe dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtyre organizatave, i ka kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, gjykimin e 22 personave të akuzuar. Burime zyrtare nga institucioni i hetimeve thanë se vetëm pak ditë më parë, dosjet ndaj katër organizatave janë depozituar në Gjykatë, ku pritet të fillojnë proceset gjyqësore. E gjithë kjo punë hetimore, është bërë nga fundi i janarit të këtij viti, kohë kur prokurorët e Krimeve të Rënda kanë filluar punën, në kuadër të prokurorisë së re deri në fundin e shtatorit. Organi më i ri hetimor në sistemin e drejtësisë shqiptare, që nga fillimi i punës, ka kërkuar në Gjykatën e Tiranës katër dënime me burgim të përjetshëm, ndaj të akuzuarve për vepra të rënda penale.
Hetimet
Nga janari i vitit 2004, deri në ditët e para të muajit tetor, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë mbërritur 237 dosje, në të cilat akuzohen 351 persona. Prej tyre, 22 janë anëtarë të katër organizatave kriminale. Një numër prej 30 dosjesh për veprën penale të vrasjes me paramendim është hetuar, duke vënë në akuzë më shumë se 40 persona. Për 30 dosje, të cilat kanë të bëjnë me veprën penale të vrasjes me paramendim, Prokuroria për Krime të Rënda i ka përfunduar hetimet dhe 26 prej këtyre dosjeve i ka dërguar në Gjykatë me më shumë se 35 të akuzuar. Për trafikim të qenieve njerëzore, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka hetuar 11 dosje, nga të cilat 10 janë dërguar në Gjykatë me një numër prej më shumë se 40 personash të pandehur.
Dënimet
I pari person, për të cilin Prokruroria e Krimeve të Rënda, kërkoi burgim të përjetshëm në Gjykatë, ishte Agim Pepa. I akuzuari për vrasjen e komisar Gani Malushit dhe shoferit të tij, Xhovalin Ndreu, më 6 gusht të vitit të shkuar, u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, sipas kërkesës së Prokurorisë, me burgim të përjetshëm në datën 25 qershor të këtij viti. Një muaj pas këtij vendimi, Prokuroria Krimeve të Rënda kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm të shtetasve Sovran Qeleposhi dhe Guxim Kertoçi, të cilët u akuzuan për vrasjen e agjentit të policisë rrugore, Allaman Dervishi dhe plagosjen e policit tjetër, Resmi Hasanpapës. Dënimi ndaj Qeleposhit dhe Kertoçit u kërkua vetëm një ditë pas ngjarjes, pasi brenda 48 orëve Prokuroria për Krime të Rënda zbardhi dhe dokumentoi veprat penale dhe dërgoi dosjen për gjykim të drejtpërdrejtë. Vendimi më i fundit për burg të përjetshëm u kërkua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, për shtetasin Fatmir Velia, 25 vjeç, i cili akuzohet për “vjedhje me armë”, “vrasje në rrethana të cilësuara e më shumë se dy personave” dhe “grabitje me armë". Fatmir Velia, e ka kryer vrasjen në datën 15 qershor të vitit 2003. Atë ditë, ai ka vrarë Hysni Hysenin dhe nipin e tij, Lavdoshin, pasi i ka grabitur në fshatrat e Fierit. Sipas akuzës, i pandehuri Fatmir Velia, pasi e ka vrarë i ka vënë flakën viktimës Hysni Hyseni, duke djegur kufomën e tij.
Krimet e Rënda do të hetojnë vetëm organizatat kriminale
TIRANË – Organi hetimor për Krime të Rënda do të profilizohet në hetimin e organizatave kriminale. Një projektligj i ri, që ripërcakton kompetencat dhe detyrimet e këtij institucioni, por edhe paketa antimafia, pritet t'i japin të drejtën organit hetimor që Prokuroria e Krimeve të Rënda të hetojë organizatat që merren dhe krijojnë veprimtari kriminale. Kjo kërkesë është bërë edhe nga vetë institucioni, i cili është ngarkuar me hetimin e disa veprave, të cilat kanë mbetur pas një përcaktimi mekanik. “Vrasjet do të kalojnë në hetimin e Prokurorisë së Tiranës. Në funksion të krijimit të mundësive për të goditur dhe zbardhur veprimtarinë e organizatave kriminale, institucioni hetimor për Krime të Rënda ka kërkuar të “çlirohet” nga hetimi i veprave të tjera penale. Shumë dosje për gjakmarrje, sipas prokurorëve të këtij institucioni, mund të hetohen edhe nga prokuroritë e tjera, pasi gjakmarrja, sipas tyre, nuk paraqet vështirësi për t'u zbardhur.
Dosjet e Krimeve të Rënda
Vrasja e Salih Tivarit
Vrasja e Fatmir Ramës
Vrasja e Florian Vilës
Vrasja e Arben Pojanit
Vrasja e Genci Sinës
Vrasja e Gani Malushit
Vrasja e Endri Shimës
Rrëmbimi i Izabela Ferrit
Vrasja e Allaman Dervishit
dhe Resmi Hasanpapës
Dosja “Kompas”
Incidenti i Lazaratit
Atentati ndaj Xhevahir Ngjeqarit,
Vajdin Lames dhe Arian Çanit
Banda e "Aldo Bares"
Zani Çaushi
Pengmarrja e Fatjon Demirlikës
Dritan Tufa, trafik armësh
Vrasja e basketbollistëve të Korçës
Sokol Jahollari dhe Rafael Riza
Banda e Gaxhait
Hakmarrja për Drejtësi
Vrasjet e vitit 1997
Dosjet e vrasjeve të Tropojës
Totali i dosjeve 237
Të akuzuarit 351
Dosje për organizata kriminale 4
Dosje për vrasje 30
Trafikim i qenieve njerëzore 11
Burgime të përjetshme 4