Banorët e Milotit një muaj pa ujë, e blejnë atë me fuçi
19/10/2004
MILOT - Banorë të qytetit të Milotit kanë dalë dje në një protestë, duke kërkuar ujë të pijshëm, i cili iu mungon që prej një muaji në rubinetat e shtëpive të tyre.
Shkak i kësaj ndërprerje është bërë diegia e elketropompës, që kryen furnizimin me ujë të pishëm të depos së ujit në Milot. Ndërmarrja e Ujësjellësit pas diegies së elektropompës një muaj më parë ka sjellë një të re, sipas drejtuesve të kësaj ndërmarrjeje, por ajo është jashtë funksionit dhe nuk punon.
Gjatë kësaj proteste, banorët ishin mbledhur spontanisht, ndërsa policia ka qenë gjatë gjithë kohës prezente. Në kërkesat e tyre, banorët e Milotit kërkonin ndërhyrjen e qeverisë për zgjidhjen e problemit të tyre.
Në kushtet e mungesës së ujit, rreth 4 mijë banorë detyrohen ta blejna atë në një çisternë të vetme, që sillet nga një zetorë dhe që e shet atë në varësi të lartësisë ku do ta ngjisë. Në katin e parë një çisternë njëqind litëshe kushton 5 mijë lekë (të vjetra), ndërsa banorët që kanë shtëpitë e banimit në katin e pestë paguajnë deri në 10 mijë lekë (të vjetra).
Ndërkohë këshilltarët e komunës së Milotit, kanë denoncuar në prokurori Ndërmarrjen e Ujësjellësit për mosmarrje masash. Nga ana e tij, organi i akuzës nuk e ka pranuar denoncimin, duke u shprehur se për këtë ata duhet t’i drejtohen prefektit të Qarkut Lezhë dhe jo Prokurorisë.
Banorët janë shprehur se do t’i përshkallëzojnë protestat, duke kërcënuar edhe me bllokimin e rrugës nacionale.