“Hetim tenderave të Bashkisë së Durrësit”
19/10/2004 DURRËS - Grupi i këshilltarëve të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Durrësit ka kërkuar hetim për tenderat, që janë zhvilluar nga ana e kësaj bashkie. Opozita e ka ndërmarrë këtë hap, pas dyshimeve të lindura rreth mënyrës së tenderimit dhe firmave që kanë fituar të drejtën e realizimit të objekteve.
Kryetari i grupit të këshilltarëve demokrat, Seit Kërtusha, ka bërë të ditur se “kërkesa e tyre është e mbështetur në ligj dhe se ajo duhet të futet në rend dite në mbledhjen e ardhshme. Këshilltarët nuk kanë asnjë dijeni për procedurat, shoqërinë fituese, projektin dhe afatin e zbatimit të rikonstruksionit të godinës së Bashkisë së Durrësit.
Financuesi, në këtë rast Bashkia e Durrësit, është e detyruar të raportojë deri në detaje për fondet që shpenzohen dhe kjo është e cilësuar në nenin 32 të ligjit 8652, datë 31.7.2004 ‘Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore’”, ka thënë Kërtusha.
Këshilltarët e opozitës duket se e kanë përqëndruar vëmendjen jo vetëm te ky tender, projekti i së cilës kap shifrën e 700 mijë lekëve për zbatim, por edhe në dy të tjerë, njëri prej të cilëve ka dështuar.
Demokratët, edhe pse nuk kanë shumicën në Këshillin Bashkiak, janë shprehur se do të këmbëngulin të ftojnë për të dëgjuar specialistët e Bashkisë, lidhur me tenderin për rikonstruksionin e Lungomarës.
Në sheshin “Taulantja” ka disa javë që ka filluar rikonstruksioni në afërsi të dy kullave, rikonstruksion i cili ka zgjeruar sheshin, duke ndërtuar një mur pritës në det. Ndërsa në bashki është thënë se zgjerimi i kësaj sipërfaqeje synon të krijojë mundësinë për ndërtimin e një teatri veror, një pjesë e këshilltarëve të PD janë shprehur të bindur se, pas përfundimit të punimeve, aty pritet të ndërtohet një lokal në buzë të detit. Opozita, e cila do të kërkojë shpjegime edhe për firmën fituese, dyshon se tenderi është fituar nga një i afërt i ministrit të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale dhe se tenderi i zhvilluar nuk ka qenë i rregullt, pikërisht për të favorizuar fituesin.
Në të njëjtën shkresë, këshilltarët e PD-së në Bashkinë e Durrësit kanë futur si detyrim për shpjegim edhe arsyet e dështimit të tenderit ndërkombëtar për rikonstruksionin e rrugës Ura Dajlanit-Plepa. Opozita e kishte paralajmëruar dështimin e tenderit, vlera e të cilit kapte shumën e 986 milionë lekëve.