Akuza ministrisë: Ryshfeti, anuloni kontratat e Madanit
Organi i akuzës i kryeqytetit i “rekomandon” Ministrisë së Mbrojtjes anulimin e dy kontratave me firmat “Nitromak Albania” dhe “Geoconsult” për licencimin e tyre për importim e tregtim lëndësh plasëse dhe magazinimin e tyre në mjediset ushtarake.
Sipas Prokurorisë, hetimi i deritanishëm ka vërtetuar se ish-kreu i Drejtorisë së Menaxhimit të Instalimeve dhe të Burimeve në Ministrinë e Mbrojtjes, Shkëlzen Madani, 44 vjeç, tashmë i paraburgosur, kishte përfituar dy mijë euro për të pajisur me licencë për tregtim tritoli firmat “Nitromak”, përfaqësuese e të cilës ishte Aurela Çota, tashmë në “arrest shtëpie” dhe “Geoconsult” me administrator Ferdinand Hodo, i paraburgosur. Ndërsa 53-vjeçari Kadri Suli, aktualisht ndodhet në qeli, me detyrë ish-komandant i brigadës logjistike numër 4300, pranë Komandës Mbështetëse të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, në këmbim të ryshfetit, u kishte krijuar mundësi firmave të depozitonin tritolin nëpërmjet qirave të ulëta, në magazinat ushtarake.
Hetimi
Sipas Prokurorisë, meqë kontratat dhe licencat që disponojnë firmat janë akte administrative të Ministrisë së Mbrojtjes dhe meqë deri tani ekzistojnë fakte që provojnë se këto akte janë nënshkruar duke pasur si bazë ryshfetin, atëherë ministria duhet të marrë masa për anulimin e tyre dhe nënshkrimin e kontratave të reja. Më 3 maj të këtij viti, pas hetimeve të kryera nga Njësia Task-Force e Antikorrupsionit në Prokurorinë e kryeqytetit u prangosën katër persona, dy punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes dhe përfaqësuesit e dy firmave që përfituan licencat dhe ambiente ushtarake me qira të ulëta për të importuar sasi të konsiderueshme tritoli, të cilat më pas ua shisnin subjekteve që po ndërtojnë rrugën Durrës–Kukës–Morinë, segmenti Thirrë- Kalimash. Sipas Prokurorisë, objekt i hetimeve janë parregullsitë e konstatuara në prodhimin, administrimin dhe kontrollin e lëndëve plasëse që përdoren nga shoqëritë operuese në ndërtimin e segmentit Rrëshen–Thirrë të autostradës Durrës–Morinë, si dhe mënyra e pajisjes së tyre me lejet përkatëse nga komisioni i dhënies së Lejeve të Lëndëve Plasëse për Përdorim Civil, në Ministrinë e Mbrojtjes.
Qiratë
Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë ka rezultuar se shoqëria “Nitromak Albania” sh.p.k, me pronar shtetasin turk Nihat Sobaçi, ka kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes të marrë zgjatjen e afatit të kontratave të qirasë së depove të ushtrisë në Borizanë të Krujës, lejet e importit të lëndëve plasëse për vitin 2008, si dhe zgjatjen e afatit të kontratës me uzinën e lëndëve plasëse në Mjekës të Elbasanit për blerjen e lëndëve plasëse nga ky institucion. Sipas hetimeve, dhënia dhe mbajtja e depove ushtarake në përdorim nga firmat private dyshohet se është bërë kundrejt shumave të ryshfetit që janë përfituar nga Shkëlzen Madani dhe koloneli Kadri Suli, shef i brigadës logjistike të ushtrisë, fakte për të cilët Prokuroria pohon se i ka vërtetuar edhe gjatë përgjimeve telefonike midis të pandehurve. f.m.