Prangosen nëntë vetë duke vjedhur gëzhoja në Gërdec
TIRANE - Për herë të 13 policia e komisariatit nr. 6 në kryeqytet ka ndaluar një grup personash, ndërsa tentonin të vidhnin
gëzhoja dhe materiale të mbetura në ish-repartin e tankeve ku qe vendosur fabrika e çmontimit të municioneve në Gërdec. Arjan Doda 17 vjeç, Besnik Doda 23 vjeç, Indrit Pepa 18, Ermir Doda 19 vjeç, Shpëtim Doda 23 vjeç, Altin Pepa 23 vjeç, Edi Dalipi 38, Bora Zefi, 34 vjeçe, Lutife Tuda 44 vjeçe, janë kapur dhe janë ndaluar nga shërbimet e policisë së Vorës që patrullojnë në këtë zonë. Lajmi është bërë i ditur për gazetën “Panorama”, nga burime të policisë së komisariatit nr. 6, që kanë pohuar se, personat e ndaluar janë të gjithë banorë të fshatit Fllakë të komunës Manëz të Durrësit. Sipas burimeve të policisë, ata kanë tentuar të vjedhin gëzhoja dhe mbetje të ndryshme në ish-fabrikë për t’i shitur për skrap. Të gjithë personat e ndaluar duke marrë skrap në këtë zonë, janë dërguar nga policia në stacionin e policisë së Vorës, ku iu janë marrë deklarimet dhe pretendimet e tyre. Ndërkaq pas veprimeve rutinë të kryera nga blutë, si marrja e gjurmëve daktiloskopike dhe veprime të tjera, të shoqëruarve iu është komunikuar akuza e “vjedhjes së mbetur në tentativë në bashkëpunim”. Pas këtyre veprimeve personat janë lënë të lirë, ndërsa procedimet penale i kanë kaluar Prokurorisë. d.b.