Lezhë, 4 kroatë përplasen me malazezin
Superstrada Lezhë-Shkodër bëhet arenë e përgjakur e një aksidenti ndërkombëtar.
LEZHE/ ROLAND NIKOLLI
Tre shtetas kroatë humbën jetën, ndërsa një shok i tyre dhe një shtetas malazez u plagosën rëndë pas përplasjes së mjeteve në afërsi të fshatit Gjadër. Ora shënonte 13:30 kur një parakalim i gabuar i të rinjve që udhëtonin drejt Tiranës nuk e ka shmangur dot përplasjen fatale me makinën e tonazhit të lartë. Rruga e ngushtë nuk ka mundësuar zhvendosjen e maunes, duke shkaktuar dhe aksidentin tragjik. Sipas policisë, kroatët udhëtonin në një makinë “Wolksvagen” nga Shkodra drejt Tiranës, drejtuar nga 26-vjeçari Alen Zaknoviç. Ndërsa në drejtim të kundërt, nga kryeqyteti drejt doganës së Hanit të Hotit në Shkodër po lëvizte maunia malazeze. Burime të policisë së Lezhës pohuan dje se drejtuesi i veturës ka hyrë në një parakalim pa vënë re se rruga po bllokohej nga maunia, e cila nuk ka pasur mundësi devijimi. Megjithë frenimin e fortë që ka bërë për 20 metra drejtuesi i maunes, ka qenë e pamundur shmangia e përplasjes. Ajo ka qenë e fuqishme, pasi vetura ishte me shumë shpejtësi në momentin që ka dashur të parakalojë. Sipas policisë, të vdekur mbetën në vend 3 prej të rinjve kroatë, ndërsa drejtuesi i mjetit, pavarësisht plagëve të rënda ka mbijetuar. Policia e Lezhës, e cila ka shkuar me shpejtësi në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik, mundi të identifikonte drejtuesin e mjetit si dhe një prej viktimave, 21-vjeçarin Stefan Dukviç, ndërsa për dy të tjerët nuk janë zbardhur ende identitetet. Nga përplasja e fortë mbeti i plagosur dhe shoferi i maunes, Jadomir Kamoçina nga Plava. Ky i fundit, bashkë me trupat e viktimave u dërguan në spitalin e Lezhës, ndërsa 26-vjeçari kroat, për shkak të gjendjes së rëndë është transportuar në Spitalin Ushtarak. Aksidenti tragjik i ndodhur në Gjadër ka shkaktuar dhe bllokimin e qarkullimit të mjeteve që udhëtojnë në dy anët e superstradës dhe policisë i është dashur që të shtojë forcat për të mundësuar zhbllokimin e rrugës. Për ngjarjen kanë nisur hetimet nga ana e policisë, e cila do të kryejë ekspertizën mbi shkaqet e sakta të aksidentit. Të dhënat e para dhe vendndodhja e mjeteve tregon për lëvizjen e gabuar që ka bërë vetura, duke u gjendur përballë maunes. Ende nuk dihet se cili ishte destinacioni i të rinjve kroatë, nëse ata kishin qëllime turistike apo për shkaqe pune. Pas sinjalizimit të familjarëve të viktimave pritet që të identifikohen dy prej tyre në mënyrë që të kryhet tërheqja e trupave. Ndërkohë, do të merren në pyetje dhe dy shoferët, sapo gjendja e tyre të jetë jashtë rreziku.