Policia zbardh aksidentin e pronarit të “Top Media”-s
Policia e Tiranës deklaroi dje se ka zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit në të cilin humbi jetën Presidenti i “Top Media”, Dritan Hoxha, 40 vjeç.
Dashamir Biçaku
“Grupi ekspertëve autoteknikë të Policisë Rrugore, ka arritur në përfundimin se shkaku i aksidentit me automjetin e markës “Ferrari”, drejtuar nga Dritan Hoxha, ka qenë lëvizja tej normave të shpejtësisë së lejuar”, tha policia. Sipas saj, që në momentin kur në Sallën Operative është marrë informacioni i parë për ngjarjen që ndodhi mëngjesit e të premtes, është ngritur një grup special hetimi nën drejtimin e zv/prokurorit të rrethit Tiranë. Ky grup hetimor ka kryer verifikime dhe fotografime të hollësishme në vendin e ngjarjes, por me ndihmën e ekspertëve të fushës, ka bërë edhe analizimin e gjendjes së automjetit duke zbuluar se pas daljes së makinës nga rruga, drejtuesi i mjetit kishte vepruar me frenat e dorës, por siç duket, pa efekt në ndalimin e lëvizjes së makinës. Sipas policisë, deklarata e djeshme është bërë në vijim të njoftimit për shtyp “mbi ngjarjen aksidentale të ndodhur më datë 23 maj 2008, ku gjetën vdekjen e menjëhershme Presidendi i Top-Medias shtetasi Dritan Fiqiri Hoxha, 40-vjec, lindur në Kukës e banues në Tiranë, si dhe shtetësja Entela Bari Hysko, 27 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë, të cilët po udhëtonin me automjetin tip “Ferrari”. “Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë ngjarje të rëndë aksidentale, pasi kanë përpiluar me detaje të gjithat veprimet hetimore dhe pas këqyrjes së vendngjarjes rezulton se, mekanizmi i ngjarjes është: Automjeti tip “Ferrari”, i drejtuar nga shtetasi Dritan Hoxha, 40 vjeç, duke qarkulluar në segmentin rrugor në drejtimin ura “Vasil Shanto”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, në rrugën e “Bajram Currit”, ka dalë nga rruga duke hipur në trotuarin e krahut të majtë të kësaj rruge”, tha zëdhënësja e policisë. Sipas saj, nga aktet e ekspertimit autoteknik të makinës “Ferrari” ka vazhduar lëvizjen mbi trotuar duke goditur dy shtylla ndriçimi, si dhe tre pemë dekorative të reja. Pemët dhe shtyllat e ndriçimit janë këputur nga goditja e automjetit për shkak të shpejtësisë dhe forcës lëvizëse.
Përplasja
Më pas makina ka vazhduar lëvizjen, sipas policisë, në gjendje të pakontrolluar për 56.8 metra, duke ecur me një gomë në lulishten anësore të rrugës dhe goma tjetër, ajo e krahut të djathtë të mjetit, në trotuar. “Automjeti ka vazhduar lëvizjen dhe në ato momente nga drejtuesi i mjetit, janë ngritur frenat e dorës, sepse shfaqen qartë gjurmët e strecimit të gomave të prapme të automjetit, duke bërë një rrotullim të lehtë të makinës, nga lindja drejt veriut”, shtoi më tej zëdhënësja e policisë. Ekspertët autoteknikë të atashuar pranë grupit të hetimit, janë shprehur, se goma e prapme e krahut të djathtë është takuar me bazamentin mbajtës të shtyllës së dytë të goditur nga makina. Automjeti i markës “Ferrari”, në të cilin ndodhej biznesmeni i njohur Dritan Hoxha, ka vazhduar lëvizjen përreth 18.5 metra, duke u përplasur me pemën dekorative me perimetrin e saj 3.1 metra në lulishte. Gjatë momentit të përplasjes së automjetit të markës “Ferrari Fiorano” me pemën, nga forca e madhe e goditjes makina është ndarë në dy pjesë.
Aksidenti
Pjesa e prapme e mjetit ka mbetur në afërsi të pemës e penguar prej saj, ndërsa pjesa e përparme ka vazhduar lëvizjen përreth 21.8 metra, duke qëndruar në anësoren e lulishtes. Si pasojë e kësaj goditje të rëndë, ka gjetur vdekjen biznesmeni 40-vjeçar, pronar i rrjetit mediatik “Top Media”. Policia tha se, automjeti “Ferrari”, është një mjet i shpejtësisë së lartë dhe elektronik, kjo tregon se të gjithë treguesit e kroskotit në momentin e goditjes qëndrojnë të pandryshuar, ku akrepi matës i shpejtësisë së lëvizjes në momentin e goditjes me pemën ka mbetur 170 km në orë. Por ekspertët kanë vërejtur se fillimi i aksidentit ishte përreth 76.1 metra para këtij momenti. “Mendojmë se shpejtësia ka qenë akoma më e madhe, sepse ka vepruar gjatë kësaj hapësire edhe sistemi i frenimit dhe freni motor”, sqaroi policia. Sipas saj, në këtë kuadër ekspertët dhe grupi hetimor i formuar për hetimin e ngjarjes aksidentale, dalin në konkluzionin se: Shkaku i ndodhjes së këtij aksidenti është humbja e kontrollit të drejtimit të mjetit, si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara nga ana e drejtuesit të mjetit. Policia është shprehur se ai ka qenë në momentet e fundit të jetës në kohën kur uniformat blu kanë mbërritur në vendin ku ndodhi aksidenti. Menjëherë efektivat e policisë kanë ndërhyrë duke marrë masat për transportimin e biznesmenit për në Spitalin Ushtarak. Pavarësisht përpjekjeve të policisë, gjatë transportit në drejtim të spitalit, biznesmeni 40-vjeçar është ndarë nga jeta si pasojë e dëmtimeve që kishte pësuar në aksident.
170 km
në orë është regjistruar shpejtësia e mjetit, në aparaturën përkatëse në momentin e përplasjes së tij me pemën 3.1 metra të trashë
21.8 metra
ka ecur “Ferrari”, pas përplasjes së tij me pemën dekorative ku është ndarë automjeti me të cilin udhëtonte presidenti i “Top Media”-s, Dritan Hoxha
71 metra
ka vazhduar të ecë mjeti nga fillimi i aksidentit, deri në përplasjen e tij me një rrap me perimetër 3.1 metra që ndodhej anës rrugës