Besa/ Aksidenti,shpëtojnë paq 2 Haxhibuliçët
Kanë shpëtuar për mrekulli dy lojtarët serbë të Besës, që kanë të njëjtin mbiemër. Sead dhe Semir Haxhibuliç mësohet se janë aksidentuar dje me makinë në qytetin e Durrësit, por për fat të mirë futbollistët nuk kanë pësuar asnjë dëmtim. Ngjarja ka shokuar kalimtarët e rastit, teksa makina “Audi A3”, e drejtuar nga Sead Haxhibuliç, po futej në rrugë kryesore dhe është përplasur me një shpejtësi të madhe nga një automjet tjetër. Burime pranë lojtarëve konfirmojnë se përveç tronditjes së madhe nga ky aksident, nuk ka ndodhur asgjë përsa i përket shëndetit të tyre. Nga ana tjetër, makina në pronësi të sulmuesit të Besës ka dalë totalisht jashtë përdorimit. Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe automjeti i futbollistëve ka bërë disa rrotullime. Menjëherë, në ndihmë të dy Haxhibuliçëve kanë ardhur kalimtarët dhe policia.