E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëmtimi, Lenc Pashja vë në alarm peqinasit



Kapiteni i skuadrës së Shkumbinit, mbrojtësi Lorenc Pashja, ka pësuar një dëmtim në pulpën e këmbës gjatë seancës së fundit stërvitore në Strugë të Maqedonisë. Sipas burimeve të sigurta pranë stafit teknik, mësohet se Pashja ka pasur nevojë për një vizitë mjekësore më të specializuar, në mënyrë që të njihet më mirë me shkallën e dëmtimit. Edhe pse fillimisht u duk sikur ka qenë diçka e lehtë, dhimbjet e lojtarit bënë që ai të nisej me urgjencë drejt Tiranës. Që prej ditës së djeshme, 32-vjeçari ka lënë kampingun e Strugës dhe ka frekuentuar në kryeqytet një klinikë të specializuar për dëmtimet e futbollistëve. Nuk dihet ende se sa do të qëndrojë larg fushave kapiteni i peqinasve. Dukej se gjithçka po shkonte më mirë për skuadrën e Josës, por dëmtimi ka prishur gjithë humorin peqinasve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›