Hetim “torturave”ndaj futbollistëve të Koresë së Veriut
Presidenti i FIFA-s, Sep Blater, ka deklaruar se do të nisë një hetim mbi dyshimet për dënimin me punë të detyruar të lojtarëve dhe trajnerit të Koresë së Jugut pas eliminimit nga Botërori.
Sipas lajmeve, pas rikthimit në vendin komunist, kombëtarja dhe trajneri i saj u dënuan dhe u gjykuan publikisht për prezantimin jo dinjitoz dhe prishjen e imazhit të vendit. “Kemi kontaktuar zyrtarët e Federatës së Koresë së Veriut dhe po presim prej tyre një raport të qartë për këtë çështje. Duam të sigurohemi që trajnerit dhe lojtarëve nuk i ka ndodhur asgjë pas rikthimit nga Afrika e Jugut. Po kështu kemi dyshime edhe për ndërhyrje të Qeverisë në federatë dhe në rast se njëra prej tyre vërtetohet, atëherë për Korenë do të ketë ndëshkime të ashpra. Nuk mund të tolerojmë që në asnjë rast pjesëmarrësit e një kompeticioni futbollistik të ndëshkohen. është e kuptueshme që gjithmonë do të ketë humbje dhe fitore, por asnjëherë ngjarje të tilla nuk duhet të shoqërohen me dëmtime”, është shprehur presidenti i FIFA-s. Blater nuk përjashton mundësinë që të marrë një vendim drastik ndaj Koresë së Veriut deri në pezullim e futbollit të këtij shteti, në rast të vërtetimit të informacioneve që janë publikuar gjatë ditëve të fundit nga vendi komunist. Veç kësaj teme, Blater ka komentuar edhe mbi debatin për përfshirjen e teknologjisë në futboll. “Një mbledhje e bordit të FIFA-së ishte parashikuar të zhvillohej në Korrik, por ajo është shtyrë dhe data tjetër më e afërt është tetori. Në këtë takim në rendin e ditës do të jetë edhe diskutimi për përfshirjen e teknologjisë. Nuk e di nëse përfshirja e saj do të miratohet apo jo, pasi është një çështje e nxehtë dhe që ndez mjaft debat. Kam bindjen se në rast se përfshirja e saj do të aprovohet, atëherë ajo do të ndodhë vetëm për kontrollin e vijës së portës dhe jo për arbitrimin apo aspekte të tjera të lojës. Për aq kohë sa unë do të jem president këto element të fundit nuk do të jenë pjesë e futbollit, pasi do të ndikojnë negativisht, duke e zhveshur këtë sport nga sensi i tij human”, ka përfunduar komentin e tij Blater, duke “ngrënë” disi fjalët pak para përfundimit të Kupës së Botës, kur FIFA gjendej nën shigjetimin e mediave dhe specialistëve të futbollit për gabimet e mëdha të arbitrave. Blater pat theksuar se do të fuste menjëherë teknologjinë, por sipas gjasave, kjo zor se do të ndodhë.