E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuza në Hagë: Përgjegjës për pastrimin etnik

 

 Ish-gjenerali serb i Bosnjës, Radovan Karaxhiç ka bojkotuar edhe ditën e dytë të seancës hapëse të gjykimit kundër tij, edhe pse Haga i kishte dhënë vetëm 24 orë kohë për t’u përgatitur pas braktisjes së ditës së seancës së të hënës. Gjykatësi i çështjes në Hagë, bashkë me trupin gjykues kanë vendosur të vazhdojnë seancën edhe pa praninë e tij. “Po regjistrojmë mungesën e re të Karaxhiçit në proces, por seanca do të vazhdojë, fjalën do ta marrë akuza”, tha gjykatësi O-Gon Kuon. Sipas prokurorit, “Karaxhiç është përgjegjës për pastrimin etnik në shumë pjesë të Bosnjës”. Gjykata ka vlerësuar se “Karaxhiç ka vendosur me dëshirë të mos marrë pjesë as në seancën e dytë dhe duhet të pranojë pasojat e sjelljes së tij”. Sipas gjykatësit O-Gon Kuon, “e drejta për t’u mbrojtur vetë nuk është absolute dhe nëse pengon drejtësinë mund të pezullohet”. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›