Kapet vrasësi i 20-vjeçarit
RRESHEN – Policia identifikoi dhe prangosi tre autorët e vrasjes së 20-vjeçarit Edison Jaku mbrëmjen e së hënës. Tonin Ndoj (Biba) Amarildo Ndoj dhe Arjan Prenga u arrestuan në një kohë rekord pas operacionit të policisë së Lezhës, të koduar “Pasardhësi”. Policia gjeti edhe armën e krimit tip “kallashnikov”, e cila do t’i nënshtrohet analizave balistike. Autori i vrasjes rezultoi të jetë Tonin Biba, ndërsa dy të tjerët do të akuzohen për bashkëpunim në krim. Ngjarja sipas burimeve ka ndodhur pas një sherri të ndodhur pak ditë më parë, ku viktima kishte rrahur vëllanë e autorit të vrasjes. h.p