E Shtunë, 31 Tetor 2026

Promovim 5.7 milionë euro në mediat botërore

 

Një fushatë promovimi mediatike për Kosovën në mbarë botën e nisur të hënën është vlerësuar nga Presidenti Fatmir Sejdiu, si një mundësi e mirë që Kosova e shfrytëzon për herë të parë. Fokusi gjeografik do të jetë fillimisht në Evropë dhe SHBA. Fushata filloi të transmetohet në 6 kanale të mëdha televizive më shikueshmëri ndërkombëtare: CNN, BBC World News, Euronews, CNN Turk, Bloomberg dhe Eurosport. Plani parashikon më pas publikimin  e reklamave për shtyp në revista me renome ndërkombëtare, si në “The Economist” dhe “Newsweek”. Fushata është përgatitur nga kompania “Saatchi & Saatchi” pas një tenderi që ka fituar vitin e kaluar nga qeveria e vendit në vlerë prej 5.7 milionë euro. Gjatë takimit promovues të zhvilluar dje ishin të pranishëm Presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi, përfaqësues të kompanisë “Saatchi & Saatchi”, etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›