E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuza për kontrabandë mineralesh, Kuliçaj padit për shpifje Tahirin

TIRANË- Policia e Shtetit reagon pas akuzave të bëra sot në seancën e Kuvendit, nga deputeti socialist Sajmir Tahiri, i cili akuzoi për lidhje me kontrabandën e mineraleve zv/drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Agron Kulicaj. Këto akuza për Policinë e Shtetit janë presione të papranueshme kundër punës së policisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ky i fundit ka dorëzuar në Gjykatën e Tiranës një padi për shpifje për shkak të detyrës ndaj deputetit të majtë.
“Qëndrimet, të cilat pa fakte dhe prova, synojnë në mënyrë të përsëritur të dëmtojnë imazhin e Policisë së Shtetit dhe të drejtuesve të saj, nuk do të mund të zbehin arritjet domethënëse të Policisë së Shtetit dhe nuk mund të dobësojnë luftën e saj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në një deklaratë të policisë së Shtetit.

Sot paradite, Tahiri deklaroi në Kuvend se prapa licensave minerare fshihen zyrtarë të lartë të PD, ku akuzoi edhe Kulicajn. “Emri i Agron Kuliçit lidhet drejtpërdrejtë me kontrabandën e mineraleve."- deklaroi deputeti socialist në seancën e sotme parlamentare ku ministri i Energjetikës ishte thirrur në interpelancë nga PS në lidhje me grevën e minatorëve.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›