Tafaj e Sequi te shkolla “Edit Durham”: Plani mësimor sipas BE
TIRANË- Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj dhe ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë Ettore Sequi zhvilluan sot një vizitë në shkollën 9- vjeçare “Edit Durham” në Tiranë.
Tafaj ftoi mësuesit e prindërit të bëhen pjesë e reformës së programit mësimor të arsimit bazë, e cila këtë vit shkollor, përbën një risi dhe mbështetet në kërkesat e Bashkimit Europian, sic tha ai.
“Arsimi ynë po bën hapa të rëndësishme për përafrimin me vendet e zhvilluara, kryesisht me ato të BE. Arsimi bazë këtë vit është në proces reformimi të planit të programit mësimor. Plani dhe programi mësimor synon të përmbushë objektivat e planeve dhe programeve mësimore të vendeve të BE. Pra ai do të jetë një plan në program mësimor tërësisht në standartet europiane”, tha ministri.
Në mesazhin e tij, ambasadorit Sequi vlerësoi se kurrikulat që po përdoren janë pothuajse të njëjta me ato të vendeve europiane, ndërsa u shpreh se pikërisht këta nxënës përfaqësojnë Shqipërinë e së ardhmes.
“Cdo ditë të parë të shkollës djalit tim i them dy gjëra, do doja t’ua thoja edhe juve sot, se po më kujtoni djalin tim. I them cdo gjë që dëgjon mbaje fort në mendje se aty nuk ta merr dot njeri. Gjëja e dytë është se shkolla nuk është vetëm për të mësuar por është një ambjent ku mësohet edhe sjellja. Mos harroni që Europë do të thotë të bashkëpunojmë, të kemi respekt për njëri-tjetrin. Mos harroni ju jeni Shqipëria e së ardhmes, pra është detyra juaj që të krijoni ura dhe të afroheni me nxënës të tjerë në Europë”, tha Sequi.
Në fund të kësaj vizite ministri Tafaj dhe ambasadori Sequi u shpërndanë nxënësve të ditën e dytë të vitit të ri shkollor dhurata e libra.
(m.a/BalkanWeb)