Akuza planifikon të apelojë vendimin
02/07/2009 Lirimi i Arben Isufajt
TIRANE- Lirimi i Arben Isufajt ose siç njihet ndryshme me nofkën “Ben Qimja”, ka bërë që anëtarët e grupit hetimor të Prokurorisë së Tiranës të mblidhen në një analizë, ku do të vendoset nëse do të apelohet vendimi i gjyqtares Fatmira Hajdari apo do të pajtohen përfundimisht me idenë, se Isufaj nuk është ekzekutori i shtetasit Pirro Koçiu, që u vra në vitin 2002 në Tiranë. Burime pranë organit të akuzës kryeqytetase thanë se çështja po shikohet me të gjitha mundësitë që të apelohet, pasi ekspertët e policisë dhe ata të Prokurorisë janë të bindur se gjurma e gishtit që është gjendur në pistoletën e krimit, korrespondon shumë me atë të Arben Isufajt. Mirëpo nga ana tjetër njerëz pranë grupit hetimor shprehen se tashmë çështja është komplikuar rëndë, pasi e vetmja provë që ka akuza është gjurma e gishtit. Sipas tyre, ekspertimi i saj është kryer fillimisht nga specialistët e Laboratorit Kriminalistik në Tiranë, i cili nuk është pranuar nga gjykata. Për këtë qëllim është vendosur që ekspertiza të kryhet në Angli nga dy ekspertë, e cila pas mbërritjes përsëri nuk është pranuar nga gjykata, pasi në të nuk korrespondonte data e dërgimit dhe ajo e mbërritjes në Shqipëri. Hetuesit thonë se tashmë çështja nuk mund të rijetohet, pasi tashmë provës së vetme të Prokurorisë i ka humbur besueshmëria e gjykatës, por edhe e Prokurorisë.