“Koalicioni ynë u certifikua, ai do të zgjerohet”
02/07/2009 Kryeministri Berisha mbledh pasditen e djeshme Këshillin e Ministrave
Kërkohet vazhdimi i angazhimeve në drejtim të plotësimit të detyrave të lëna nga BE-ja
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit të Ministrave se në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit shqiptarë vlerësuan dhe votëbesuan mazhorancën dhe reformat e saj. Gjatë mbledhjes së qeverisë shefi i ekzekutivit ka vlerësuar se këto zgjedhje ishin më të kushtueshmet, pasi ato kishin një infrastrukturë zgjedhore të re, infrastrukturë që do të shërbejë për të gjitha zgjedhjet e ardhshme. Ai pranoi se qytetarët janë të interesuar për qeverinë e re, çka është normale. Sipas tij, zgjedhjet e së dielës do të prodhojnë qeverinë e re. “Natyrisht, koalicioni ynë u certifikua. Qeveria e re mund të krijohet sapo të shpallet rezultati, por kjo nuk do të ndodhë, sepse kemi një përcaktim kushtetues.” Berisha nënvizoi se koalicioni natyrisht që do të zgjerohet. Ai kujtoi se Kushtetuta përcakton saktësisht hapat e krijimit të qeverisë. Kështu, pasi Presidenti i Republikës emëron kryeministrin, ai brenda 10 ditëve duhet t’i paraqesë programin Parlamentit të vendit. “Ky është një obligim kushtetues. Mirëpo kjo gjë nuk mund të ndodhë para konstituimit të Parlamentit të ri”, - tha Berisha. Ai nënvizoi se programi i qeverisë së re do t’i paraqitet parlamentit që doli nga këto zgjedhje për miratim. “Kushtetuta e ka të përcaktuar se parlamenti i ri mblidhet ditën që skadon mandati i parlamentit tjetër, ndërkohë që mandati i parlamentit tjetër skadon ditën që ai është mbledhur. Pra, nga data 3 ose 4 shtator”, - deklaroi ai. Në këtë kontekst, Berisha u kërkoi ministrave që qeveria të funksionojë. “Unë nuk kam ndër mend të përdor variantin e ecjes së punëve me zëvendësministra, një praktikë kjo sporadike. Jo, unë kam ndër mend të vazhdoj me intensitet reformat deri ditën e krijimit të qeverisë së re”, - tha ai. Berisha u shpreh se për asnjë çast nuk duhen harruar detyrat që ka lënë Komisioni Europian në raportin e tij të vjetshëm. Ai ka kërkuar nga ministrja e Integrimit Majlinda Bregu që të bëhet një rivlerësim i të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga ky raport dhe gjatë verës do të punohet me intensitetin më të madh, në mënyrë që çdo detyrim që rrjedh nga raporti të përmbushet, si interesi më i mirë i këtij vendi. Kryeministri Berisha tha se qeverisë së tij i takoi nderi që të zhvillonte zgjedhjet me dokumentet më moderne, tërësisht dixhitale dhe në mënyrë të veçantë të vendosë një standard të ri, ndër më të pashembullit në botë, numërimin me kamera. Kryeministri Berisha shprehu besimin se ky standard do të gjejë pasqyrimin më të gjerë, pasi në çdo vend diskutimi për validitetin dhe mosvaliditetin e fletës së votimit është prezent. Duke iu drejtuar ministrave, Berisha tha se për sa u përket rezultateve të zgjedhjeve ai do të prononcohej pasi të shprehet zyrtarisht Komisioni Qendror Zgjedhor, institucioni i vetëm përgjegjës për shpalljen e tyre. “Qytetarët duhet ta dinë se zgjedhjet kanë përfunduar. Rezultati nuk është akoma përfundimtar, por së shpejti do të bëhet publik. Është fakt i pamohueshëm që në këto zgjedhje qytetarët shqiptarë vlerësuan dhe votëbesuan mazhorancën dhe reformat e saj. Por rezultati nuk është i shpallur. Ashtu siç jam shprehur edhe më parë, për t’u prononcuar për rezultatin unë do të pres Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, - deklaroi Berisha. Duke folur për shpalljen e rezultateve në kohë të numërimit të votave, ai vlerësoi se edhe organizata që po ndjek këtë proces ka bërë një punë jashtëzakonisht të madhe. “Pavarësisht se me aq sa kuptova, ajo kishte një distancë me kohën e vjeljes së të dhënave nga KQZ. Por ato po bëjnë një transparencë të plotë, si kurrë ndonjëherë”, - tha ai. Duke marrë në konsideratë edhe reagimet e ndryshme të partive politike, Kryeministri theksoi se atyre nuk u mbetet gjë tjetër veçse të shprehin besimin ndaj teknologjisë së lartë dhe ta ndjekin së bashku me publikun rezultatin e partive të tyre.