Akuza të reja supermashtrueses së taksistëve, hetohet në liri
TIRANE- Akuza të reja për mashtruesen e taksistëve nga Kruja, Mirela Laçi.
Dy persona të dëmtuar, të cilëve iu janë marrë përkatësisht nga 250 mijë dhe 500 mijë lekë, kanë deponuar pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, mashtruesen e tyre. Dy të dëmtuarit me banim në Laprakë, kanë pohuar për policinë se mashtruesja u ka premtuar atyre se do u gjente shtëpi apo do t’i nxirrte viza për të afërmit e tyre. Pasi ka marrë paratë 35- vjeçarja nga Fushë-Kruja, jo vetëm që sipas policisë nuk ka denjuar t’ua kthejë paratë të dëmtuarve ose t’u kryejë punët, por ka nisur t’i mashtrojë sërish. Sipas të dëmtuarve, Mirela ua ka marrë paratë së paku tri vite më parë dhe që nga ajo kohë ajo nuk është dukur. Të dy denoncuesit, emrat e të cilëve policia nuk i bëri të ditur, kanë mbërritur së bashku dy ditë më parë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, për të qarë hallin e tyre. Një nga të dëmtuarit, i ka pohuar hetuesve se vajza i ishte prezantuar sikur kishte miqësi me njerëz të njohur. I dëmtuari i ka kërkuar Mirelës ta ndihmojë për t’i gjetur një shtëpi më të mirë, duke e ndërruar me atë që kishte. Kjo kundrejt vlerës që i kishte kërkuar vetë “sipërmarrësja”, 250 mijë lekë. Thuajse i njëjtë ka qenë edhe mashtrimi ndaj të dëmtuarit tjetër, banues po në Laprakë. “Vizën që të duhet ta nxjerr unë për pak ditë, por duhen 5 milionë lekë të vjetër”. Kaq i është dashur mashtrueses të flasë dhe ka marrë paratë në dorë nga i dëmtuari. Ajo ka avulluar sa hap e mbyll sytë, ndërsa për vizë as që bëhej fjalë. Dy vite më parë, e njëjta femër ishte shpallur në kërkim nga policia, e cila ishte denoncuar nga disa taksistë pranë 21 Dhjetorit, të cilët i kishin paguar vajzës nga Fushë-Kruja, rreth 50 mijë lekë me premtimin se ajo do u gjente punë pranë kompanive të ndryshme me paga të papara. da.bi.