Akuza thërret Miri Hotin si dëshmitar

12/02/2005 Përforcohet grupi i prokurorëve në gjykimin ndaj Vasil Hilës
DURRËS – Prokurorët e çështjes kanë kërkuar që ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Miri Hoti dhe kryetari i Zyrës së regjistrimit të pasurisë së paluajtshme, Alush Gjihani, së bashku me juristin e Hipotekës, Rezart Skrapari, të jenë dëshmitarë të
procesit “Hila”. Në seancën e djeshme, Gjykata e Shkallës së Parë e Durrëst, ka rrëzuar dje kërkesën për veçimin e gjykimit të ish-kryetarit të të komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronave në Durrës, nga inspektorët e KLSH, të cilët gjykohen për të njëjtat akzua.
Dje në seancën e radhës të gjykimit të kryetarit të komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronave për periudhën 2001-2002, Vasil Hila, prokurorët e çështjes kanë kërkuar që Hoti, Gjihani
dhe Skrapari të thërriten në cilësinë e dëshmitarëve.
Që në kohën e arrestimit të Vasil Hilës, në prill të vitit të kaluar, emrat më të lakuar kanë qenë pikërisht Hoti e Gjihani për faktin e pozicionit të tyre kyç në bashki dhe hipotekë, nga ku kanë dalë vendimet për deklarimin e zonave të lira për kompensim si dhe e arkivimit të dosjeve të pasurisë së paluajtshme të
shtetasve. Thirrja e tyre në cilësinë e dëshmitarëve është gjykuar shumë i domosdoshëm nga Elezi pas hetimit që u është bërë procedurës së 212 vendimeve për kompensim fizik të tokës, vendime këto të lëshuara, sipas akuzës, nga kryetari i komisionit Vasil Hila. Së bashku me Hotin, Gjihanin dhe Skraparin, në seancat e ardhshme, me kërkesë të prokurorëve, do të paraqitet si dëshmitarë edhe punonjësi i KLSH, Fatos Doda.
Organi i akuzës, i përfaqësuar deri dje nga dy prokurorë, midis të cilëve edhe prokurori i rrethit Ferdinand Elezi, është “përforcuar” edhe me një prokuror të tretë, që do të jetë Elena
Bakëllbashi.
Para trupit gjykues të kryesuar nga Ndue Gjura, prokurorët kërkuan gjykim të pandërprerë për të mbyllur sa më parë procesin. Sipas tyre, kjo këkresë lidhet me këmbënguljen e prokurorëve për të minimizuar sa më shumë ndërhyrjet, kryesisht tani që ata e kanë parë të domosdoshëm dëgjimin e ish-kryetarit të bashkisë, Miri Hoti dhe atij të hipotekës Alush Gjihani, deponimet e të cilëve do të zbardhin shumë nga çështjet e përfolura lidhur me
abuzimet dhe falsifikimet e bëra nga komisioni Hila.