Vjedh fqinjën “për bukën e gojës”
12/02/2005 FIER - Ka vjedhur edhe herë të tjera, madje ka qenë dënuar më
parë për vjedhje, por dje ka deklaruar para hetuesit se ka vjedhur për bukën e gojës. Një 42-vjeçar nga Levani i ka vjedhur fqinjës së tij 5 thasë me miell, me motivin se këtë akt të turpshëm e bënte për hir të mbijetesës. Duket se varfëria vërtet e ka mposhtuar 42-vjeçarin Astrit Kane, banues në lagjen “Vullnetari” të qytezës së Levanit për t’i vjedhur fqinjës së tij Elda Grabova, 35 vjeçe, 5 thasë me miell. Gruaja e ve ka
deklaruar para uniformave blu të komisariatit të Fierit, ku ajo ka bërë denoncimin, se e ka parë 42-vjeçarin Astrit Kane, rreth orës 1 të mëngjesit tëditës së djeshme, teksa vidhte nga hauri i shtëpisë sësaj 5 thasë me miell.