Çarku dhe Nika “kyçin” gojën

12/02/2005 I burgosuri i përjetshëm,organizatori i arratisjes
Arben Nika ka pranuar para grupit të madh hetimor që po merret me zbardhjen e arratisjes më të fundit nga një dhomë paraburgimi se ai ka qenë ai organizatori i arratisjes së dy ditëve më parë. Ndërkaq, dy të kapurit, Mican Çarku dhe Arben Nika, nuk pranojnë të flasin më tepër për hetuesinë pa praninë e avokatëve të tyre, për arsye se të arratisurit do të gjykohen përsëri me akuzën, “Tentativë për arratisje” dhe “Largim nga vendi i dënimit”, gjë që, sipas ligjit, do të çojë në shtimin e dënimit për Mican Çarkun, i cili ka pasur një dënim 13–vjeçar me heqje lirie për vrasjen e kushërirës së tij, Mira Çarkut. Ndërkohë, Arben Nika nuk ka se çfarë të humbasë. Atij nuk mund t’i shtohet më asnjë vit burg, sepse është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje. Ky fakt duket se ka bërë që Nika të mbajë dhe rolin e organizatorit të kësaj arratisjeje.