Gripi lë pa shkollë 650 nxënës në Sarandë

12/02/2005 Mësuesit ankohen për mungesë të ngrohjes në klasa
SARANDË - Situata e rënduar nga viruset gripale në vend është e pranishme edhe në qytetin bregdetar të Sarandes. Rreth 650 nxënës të prekutr nga gripi, kanë braktisur shkollën në këtë qytet.
Pavarësisht se Saranda njihet si qyteti i 300 ditëve me diell këto ditë temperatura në këtë rajon kanë shënuar gjatë orëve të natës disa gradë nën zero. Banorët shprehen se asnjëherë i ftohti nuk ka qëndruar për një kohe kaq të gjatë dhe se muaji shkurt njihet si starti i pranverës joniane.
Moti i ftohtë ka favorizuar, sipas mjekëve të spitalit “Petro Nako”, të këtij qyteti përhapjen e viruseve gripale. Ndërkohë shifrat tregojnë se rreth 650 nxënës nuk kanë marrë pjesë në mësim këto ditë në dy shkollat 9-vjeçare dhe dy shkollat e mesme të Sarandës. Vetem në shkollën 9-vjeçare “Adem Sheme” janë shënuar 200 mungesa nxënësish. Kjo shkollë ka mëse një mijë nxënës.
Përballë një situate të tillë, drejtori i kësaj shkolle, Dhimitër Anagnosti, konfirmoi se të gjithë fëmijët, të cilët kanë munguar në orët e mësimit janë prekur nga sëmundjet virusale. Sipas tij, në dy raste është realizuar bashkimi i dy klasave për të mos penguar procesin mësimor, i cili rrezikohet seriozisht në rast se kjo situatë do të vazhdojë në ditët në vazhdim. Anagnosti vuri në dukje se, “mungesa e sistemeve të ngrohjes në këtë shkollë, kryesisht në klasat fillore, është një nga arsyet që çon në përhapjen e shpejtë të sëmundjeve të stinës së dimrit”.
Në shkollën 9-vjeçare “9 Tetori”, numri i mungesave arrin në 160 nxënës kryesisht nga klasat fillore të institucionit arsimor.
Situata paraqitet tepër shqetësuese edhe në gjimnazin “Hasan Tahsini”, ku mungesat kanë shkuar në 220 nxënës, pjesa më e madhe nga vitet e dyta.
Drejtorja e kësaj shkolle, Fatbardha Xhaferi, u shpreh se në Sarandë, numri i nxënësve që mungojnë rritet nga dita në ditë.
“Arsyeja lidhet me situatën aktuale të sëmundjeve të ngjashme me gripin, të cilat janë prezente edhe në Sarandë”.
Xhaferi thekson se klasat e kësaj shkolle janë të mbipopulluara dhe përhapja e infeksioneve virusale është shumë e shpejtë. Në disa klasa numri i nxënësve shkon në 54, për mungesë të ambienteve. Gripi në këtë shkollë ka prekur dhe pesë mësues çka vështirëson së tepërmi procesin mësimor. Një situatë e tillë nuk është e pranishme në shkollën “Hasan Tahsini” që prej 5 vitesh.
Nga 200 nxënës që janë në shkollën e mesme ekonomike hoteleri- turizëm “Antoni Athanas“ të qytetit bregdetar, 130 kanë qenë të pranishëm në mësim, ndërsa 70 prej tyre kanë qëndruar në shtëpi për një trajtim më të mirë për parandalimin dhe shmangin nga rreziku i gripit të pranishëm në shkolla.
Flet, Minella Nini, shefi i pediatrisë
Mbi 35 të shtruar nga gripi, tri ditët e fundit
Shefi i pediatrisë në spitalin e Sarandës, Minella Nini, tha se numri i të paraqiturve për vizita mjekësore në spitalin “Petro Nako”, shkon nga 40-50 persona në ditë. Sipas tij, nuk kemi të bëjmë me një situatë, e cila të rrezikojë jetën e të prekurve nga viruset gripale.
Numri i të paraqiturve te bluzat e bardha, sipas Ninit, “bën të mendosh se me të vërtetë duhet patur kujdes me fëmijët dhe moshën e tretë”.
“Në spitalin e Sarandës një pjesë e të paraqiturve janë të prekur nga një grip i mirëfilltë me shenja të qarta, temperaturë të lartë disa herë edhe me ethe, kollë, rrufë dhe me një ulje të oreksit. Ka patur dhe raste të kalimit në pnoeumoni, por duhet theksuar që kjo periudhë gripi që është prezente në Sarandë nuk ka patur probleme të rëndësishme jetësore”, vuri në dukje Nini.
Ndërkohe dhe numri i shtrimeve ka një rritje të ndjeshme veçanërisht gjatë kësaj jave. Numri i të shtruarve vetëm ditët e fundit shkon në mëse 35 persona.