Nuk bënte fëmijë,helmohet me fostoksinë
12/02/2005 Mallakastër - Shënohet viktima e radhës me kokrrën vdekjeprurëse
fostoksinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16 të ditës së djeshme, kur në spitalin civil të Fierit ka vdekur 39-vjeçarja Eriselda Meta, banuese në lagjen “18 Tetori” të qytetit të Ballshit, e martuar dhe pa fëmijë. Kjo shtetase ka shkuar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore në spitalin e Ballshit për një mjekim më të specializuar. Por me gjithë përpjekjet për ta shpëtuar nga vdekja, duket se doza e fostoksinës ka qenë e fortë. Sipas grupit hetimor janë bërë menjëherë ekspertiza dhe është rezultuar shkaku i vdekjes që ka qenë fostoksina dhe shkak për veprimin ekstrem dyshohet se ka qenë mungesa e një fëmijë në jetën e çiftit Meta. Ky është rasti i 4 i vetëhelmimit me fostoksinë në Qarkun e Fierit për këtë vit.