Bombat, 200 mijë euro për pastrimin e Portit
12/02/2005 Danezët kërkojnë çertifikimin e zonës
DURRËS - Përfundimi i projektit për thellimin e kanalit dhe basenit në portin e Durrësit është kushtëzuar me detyrimin për shtimin e fondeve, ndërsa firma daneze ka ndërprerë punimet.
Tre javë më parë kompania daneze “Rohde Nielsen” ka tërhequr dragën “Jozif Mobius” nga kanali hyrës, pasi gjatë procesit të thellimit draga zbuloi dhe nxori në sipërfaqe dy bomba, të cilat mendohet se i përkasin Luftës së Dytë Botërore. Rrezikshmëri që ata paraqesin, për shkak të mbushjeve me lëndë plasëse, ka shtyrë kompaninë të ndërpresë punimet deri në investigimin e plotë të zonës dhe çertifikimin e saj.
Drejtori i Autoritetit Portual i Durrësit, Sokol Limani, ka bërë të ditur se “do të duhen 200 mijë euro për të kryer kontrollin, pastrimin dhe çertifikimin e zonës nga mjetet shpërthyese”.
Shuma, sipas Limanit, është përcaktuar nga ekspertë, të cilët kanë bërë edhe kërkesën për fonde shtesë për punime të parashikuara. Kjo shumë do të sigurohet nga BEI, që i ka kushtuar infrastrukturës së portit të Durrësit 17 milionë euro.
Nga ana tjetër, mungesa e pajisjeve lundruese për palën
shqiptare duket se do të duhet të shtyjë edhe për disa kohë fillimin e survejimit të zonës, duke ndikuar në këtë mënyrë në shtyrjen e afatit të përfundimit të projektit përtej muajit mars, sikurse ishte prashikmi.
Më 21 janar në kanalin hyrës janë gjetur dy bomba me peshë 70 kg
dhe mbushje shpërthyese 40 kg, ndërkohë që mësohet se janë të gjitha mundësitë që të ketë edhe të tjera bomba. Kjo ka detyruar ndërprerjen e punimeve në kanal, ndërkohë që vazhdon puna në basen dhe gropën ku do të groposet materiali që do të dalë nga thellimi i kalatave.