E Diel, 1 Nëntor 2026

“Jemi të pafajshëm”

12/02/2005  Policët e arrestuar, kërkojnë avokat

Fran Kolpepaj dhe Shan Vatnika, dy punonjësit e policisë së ndaluar për bashkëpunim me tre të arratisurit nga dhomat e paraburgimit të komisariatit të Shkodrës, nuk i kanë pranuar akuzat e dyshimet e ngritura nga kolegët e tyre si dhe nga organi i akuzës. Sipas burimeve nga policia e qytetit verior mësohet se dy uniformat blu, të cilat tashmë janë nën pranga, nuk kanë pranuar që të kenë bashkëpunuar me Mican Çarkun, Arben Nikën dhe Bujar Dakën, për të realizuar planin e tyre të arratisjes. Kolpepaj dhe Vatnika kanë dëshmuar para grupit të hetimit të gjithë alibinë e tyre për t’u mbrojtur nga implikimi në ngjarjen e rëndë të ndodhur brenda mureve të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Shkodrës. Akoma nuk dihet saktë se cila do të jetë masa që do të merret ndaj dy punonjësve të policisë, të paktën derisa ata të dalin para togave të zeza të gjykatës për të marrë masën e sigurisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›