Virus gripal, në shtretërit e spitalit 30 fëmijë

12/02/2005 Drejtuesit e spitalit, të sigurtë për masat
BERAT - Uljet e tempraturës dhe gripi i rënë këto ditë në qytetin e Beratit kanë dërguar në spital rreth 30 fëmijë të sëmurë, të cilët janë shtruar në repartin e pediatrisë. Sipas burimeve zyrtare të spitalit në repartet e pediatrisë çdo ditë vijnë për t’u vizituar rreth 40-50 fëmijë dhe thuajse 80 për qind e tyre marrin medikamentet në shtretërit e spitalit.
Nëndrejtori i spitalit, Petraq Ceca, i cili është edhe shefi i pavionit të repartit infektiv, tha se, “gripi ka bërë që në dyert e spitalit dhe në poliklinikat e lagjeve dhe në atë qendrore të shkojnë mbi 50 fëmijë në ditë me simptomat të gripit si, skuqje në grykë, temperaturë të lartë 39 deri në 40 gradë celsius, dhimbje koke, të vjella”.
Drejtori i spitalit, mjeku pediatër, Ladi Kumaraku, tha se, “gjendja nuk është shumë alarmante, por ne duhet t’u paraprijmë qoftë edhe epidemi të rastit, për këtë jemi të përgatitur që të përballojmë stinën e gripit”.
Madje, sipas drejtorit, spitali është i përgatitur me shtretër për të përballuar emergjencat, spitali është edhe i furnizuar edhe me medikamente për të përballuar raste emergjence.