Vrasja e dy ushtarëve amerikan, Arid Uka të mërkurën para gjyqit
GJERMANI- Kosovari 21-vjeçar Arid Uka, i akuzuar për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë dhe duke lënduar dy të tjerë në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, do të dalë të mërkurën para gjyqit.
Mediat vendase bëjne me dije se 21-vjecari kosovar do të përballet me dy akuza për vrasje dhe tri për tentim-vrasje, në lidhje me sulmin e 2 marsit.
“Hetimet treguan se i akuzuari donte të vriste ushtarët për shkak se ata u përkisnin forcave të Shteteve të Bashkuara në Afganistan”,- kanë deklaruar prokurorët federalë.
Uka nëse shpallet fajtor, mund të përballet me burgim të përjetshëm.
Me dy mars të këtij viti 21-vjecari duke thënë me zë të lartë ‘Zot i madh’, qëlloi ndaj dy ushtarëve amerikanë dhe duke lënduar dy të tjerë në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani. Ndërkohë që autoritetet vendase bënë të mundur arrestimin e tyre në vendin e ngjarjes
(e.m/BalkanWeb)