Akuzat e Withers, Mediu: Dy argumentet e mia
Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është paraqitur i qetë gjatë një telefonate që gazeta “standard” bëri me të pasditen e djeshme pas botimit të artikullit në gazetën prestigjioze amerikane “Los Angeles Times”. Në artikull citohej ambasadori amerikan në Tiranë, Withers, i cili shprehej se Mediu i kishte propozuar heqjen e etiketave kineze nga municionet dhe bllokimin e aksesit të gazetarit të “NY times”. Mediu tha më tej për gazetën se nuk kishte ndonjë koment për të bërë në lidhje me deklaratën e ambasadorit Withers dhënë gazetës amerikane apo letrës dërguar kongresmenit amerikan. “Nuk kam ndonjë koment në lidhje me këtë çështje”. Duke u munduar të mos akuzojë apo etiketojë ambasadorin, ish-ministri Mediu tha se ambasadori është i lirë të flasë pasi ai përfaqëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ai veten e vet. “Ambasadori është i lirë të flasë”, - tha Mediu. Pas insistimit të gazetës, Mediu dha edhe komentet e veta, pavarësisht se u mundua të fshihej pas alibisë se nuk ka lexuar shkrimin apo deklaratat e ambasadorit Withers. Pyetjes se si e cilëson ai deklaratën e ambasadorit sipas të cilit në një gjendje emocionale të ngarkuar, ai i kishte sugjeruar “bllokim të aksesit për reporterin amerikan” dhe “ripaketim të municionit për të fshehur origjinën kineze të tyre”, Mediu u përgjigj shkurt dhe pa u futur në thelbin e çështjes. “Ju dukem gjë person emocional?”, - tha ai.
Argumentet e Mediut
Pavarësisht kujdesit për të mos bërë komente të gjata, ai bëri de fakto një përgënjeshtrim të deklaratës së ambasadorit amerikan. “Po ju jap dy argumente. Së pari, nuk ka kuptim që të kem kërkuar bllokimin e gazetarit amerikan pasi me lejen time ai inspektoi atë që kërkonte. E dyta, nuk besoj se ka ndonjë bazë ligjore që më pengonte të shisja municione kineze”, - tha Mediu për “standard”. Kjo ishte edhe fundi i telefonatës me ish-ministrin Mediu, i cili tha më tej se çdo koment që të ketë rreth kësaj çështjeje ai do ta bëjë publike. Gazeta amerikane “Los Angeles Times” publikoi një intervistë me ambasadorin amerikan në Tiranë John Withers, i cili deklaroi sërish ministri i Mbrojtjes Mediu e kishte kontaktuar natën vonë dhe ai kishte pranuar ta takonte për shkak se mendoi se bëhej fjalë për ndonjë sulm terrorist të parapërgatitur. “Mediu iu përgjërua Withers-it të ndihmonte duke parandaluar publikimin e një historie që mund të ishte potencialisht dëmtuese. Withers tha se Mediu, në një gjendje emocionale, kishte hedhur sugjerime të tilla si “bllokim i aksesit për reporterin” apo “ripaketim i municionit për të fshehur origjinën kineze të tyre”. Withers tha se ai dhe zyrtarë të tjerë amerikanë të pranishëm në takim nuk dhanë asnjë shenjë me të cilën të tregonin se ata aprovonin këto ide, duke sugjeruar vetëm se Mediu duhet të përgatiste një përgënjeshtrim ndaj artikullit pas publikimit”, - shkuan gazeta “Los Angeles Times”. Ish-ministri i Mbrojtjes, tashmë pa imunitet parlamentar, është në pritje të hetimit nga ana e Prokurorisë e cila duket se nuk po lëviz ende. Vetëm pak ditë më parë, kryetari i Asamblesë së Partisë Republikane Sabri Godo, ku Mediu është kryetar, tha se heqja e imunitetit të deputetit Fatmir Mediu është nxitur më shumë nga politika sesa nga drejtësia. Godo e argumentoi këtë deklaratë duke thënë se pavarësisht se ka mbi dy javë që Mediu është një qytetar i thjeshtë tashmë, Prokuroria ende nuk e ka thirrur të dëshmojë. Rreth tri javë më parë 101 deputetë votuar pro heqjes së imunitetit të deputetit Mediu, për t’u hapur rrugën hetimeve mbi ngjarjen e rëndë në Gërdec. Prokuroria akuzon atë se me veprimet dhe mosveprimet e tij si ministër i Mbrojtjes, ka ndikuar në ndodhinë e tragjedisë së Gërdecit. Gjithsesi, publikisht Mediu është shprehur se është i hapur për t’u hetuar dhe se është në pritje të ndjekjes së tij penale nga ana e Prokurorisë.