Mallkimi i Cameroon

Kryeministri anglez Dejvid Kamerun duket se i sjel ters atletëve të Britanisë së Madhe në Lojërat Olimpike që mbahen në Londër. Për momentin ky fakt është ende në fazën e thashethemit por dyshimi mes tifozëve sa vjen e bëhet më i fortë. Tom Dejli është atleti i fundit që ka mbetur viktimë e mallkimit të Kamerun. Mbërritja e kryeministrit në Qendërn Akuatik ka koinciduar me një rënie të performacës së hedhjes dyshe nga trampolina të Dejlit dhe partnerit të tij Piter Uotërfilld në garën e hedhjes së sinkronizuar. Dejli dhe Uotërfild ishin ndër më të favorizuart për vendin e parë por përfunduan në vendin e katërt. Por kjo nuk është hera e parë. Dy ditë më parë kryeministri Kamerun ishte bashkuar me tifozët e zhgënjyer kur Mark Kevendish humbi në garën e çiklizmit në rrugë. Ndërsa një muaj më parë në Uimbëlldon, Kamerun ka parë Andi Mërrei duke humbur në finalen e tenisit me Roxher Federer. Por hipoteza se Dejvid Kamerun ndjell ters nuk është e re në Britaninë e madhe. Dhe në vitin 2010 shtypi britanik kishte hedhur dyshimet e para pas humjes së Anglisë me Gjermaninë në kupën e Botës. Kryeministri britanik gjatë ndeshjes ishte në tribunë me kancelaren gjermane Merkel.