Dilema e xhudistes saudite babai Nese nuk mban percen do terhiqet nga gara

Nëse vajzës së tij nuk do ti lejohet të garojë e mbuluar atëherë ai do e tërheqë nga lojërat olimpike. Kërcënimi vjen nga babai xhudistes nga Arabaia saudite Sharkani, që me anë të nëj interviste telefonike për një media arabe ka deklaruar se nuk do ta lejojë vajzën e tij që të garojë e pambuluar. Edhe nëse do të jetë federate ndërkombëtare që mund ta kërkojë një gjë të tillë. Gara e saudites në kategorinë e 78 kilogramëve është në plan për ditën e premte. Komiteti olimpik është shprehru optimist për këtë rast dhe mendon se mund të bindin në fund ekipin saudit që përfaqësuesja e tyre të garojë e pambuluar. Xhudistja 18 vjecara është një gad y gratë e vetme të pranishme në Lojërat Olimpike, përfaqësuesja tjetër është në fushën e atletikës. Arabia saudite ka pranuar të dërgojë dy përfaqësueset e saj me kushtin që të jenë të mbuluara. Në atletikë është e mundur që të mbahet perçja kurse në sportin e xhudos kjo gjë është e ndaluar.