Atletet pa shtet garojne ne disiplina te ndryshme

Janë katër atletë, të katërt të impenjuar në disiplina të ndryshme, dhe vijnë nga vende të ndryshme. Por ajo që I bashkon këta katër atletë është fakti se ata përfaqësojnë veten e tyre dhe asnjë shtet. Grupi është i përbërë nga Rexhinal de Uindt në xhudo, Limarvin Bonevacia në not, Filipin van Anholt në garën me vela dhe Guor Marial në maratonë. Tre nga atletët vijnë nga Antilet hollandeze nëj grupim ishujsh të Karaibeve që janë ndarë në vitin 2010. Tre ishujt janë bërë pjesë e vendve të ulëta, ndërsa dy të tjerët janë në periudhë tranzicioni, në pritje të përcaktimit t ë një statusi të ri. Ndërsa MArial vjen nga jugu I Sudanit, vendi ka marrë pavarësinë në qershor të vitit 2011 por ende nuk ka një Komitet Kombëtar Olimpik.