Akuzat për ekstremizëm dhe besimtarët myslimanë
Perceptimi për ekstremizmin mes besimtarëve myslimanë shqiptarë mishërohet te personat të cilët mbajnë bomba në brez ose në "mendje". Debate ekstremiste, apo sjellje ekstremiste në kuadër të diskutimeve, mund të ketë pasur mes besimtarëve, po ashtu edhe lajthitje të të rinjve, të cilët nën mungesën e informacionit, por edhe nën trysninë e euforisë, mund të jenë shprehur gabim apo të kenë pasur perceptime të kundërta me këshillat dhe detyrimet e islamit. Të tjerë mund të kenë keqkuptuar apo keqinterpretuar, duke mos pasur informacionin e duhur, tolerancën apo qetësinë që të fal besimi. Por kurrsesi në dy xhamitë më të përfolura nuk ka pasur elementë ekstremistë, të cilët duan të përçajnë vëllezërit myslimanë. "Gjatë këtyre 19 vjetëve, mes Komunitetit Mysliman nuk janë gjetur elementë ekstremistë. Nëse do të kishte të tillë, në vitet kur shteti shqiptar ishte në krizë, do të ndodhte diçka, do të kishte plasur diçka. Por fakti që edhe në kohën e ‘97-‘98, kur shoqatat arabe erdhën në vendin tonë dhe shiheshin me dyshim, asgjë nuk ndodhi, tregon se ekstremistët këtu janë vetëm ata që luftojnë për karrige e jo besimtarët që falen, respektojnë detyrimet dhe janë tolerantë jo vetëm mes tyre, por me të gjithë komunitetin", tha anëtari i këshillit të Përgjithshëm drejtues të Komunitetit Mysliman, Ilir Hoxholli.
Sipas tij, ardhja e më të rinjve të shkolluar jashtë dhe nevoja për reformime apo për hapje më të gjerë me qytetarët e tjerë, nuk është ekstremizëm, por zhvillim. Dje ishte e premte, siç thonë edhe të vjetrit, e xhuma, dita kur falen shumica e myslimanëve në xhamitë që kanë më pranë zonës së banimit. Dje shiu binte litar, temperaturat ishin të ulëta dhe moti i ftohtë. Parashikimi është i njëjtë edhe për ditën e sotme. Por kjo nuk i ka penguar myslimanët të parashikojnë që fundjavën ta kalojnë në xhaminë e Kavajës. Në një protestë paqësore, sot, të gjithë ata që nuk janë dakord me mënyrën sesi po zhvillohen zgjedhjet, do të protestojnë. Besimtarët myslimanë nuk kanë asnjë problem me kreun aktual, as nëse ai zgjidhet sërish nuk kanë asnjë problem. Ajo që e shqetëson komunitetin është mënyra sesi ata përfaqësohen, një proces zgjedhor i cili duhet të jetë korrekt dhe transparent, ashtu siç e ka parashikuar statuti. "Duhet të respektohet statuti, të ketë kandidatë të cilët shpalosin idetë, platformën e tyre, apo në rastin e Selim Muçës, komuniteti të dëgjojë se çfarë ka bërë ai, sa punë ka realizuar dhe si i ka shërbyer komunitetit dhe vendit të tij nëpërmjet detyrave që ka zbatuar", tha Hoxholli. Sipas tij, polemikat dhe akuzat e hedhura nuk kanë lidhje me ekstremizmin, as me infiltrimin e të huajve për të përçarë vëllezërit. "Nëse dikush nga besimtarët ka të dhëna ose dyshime se mund të ketë elementë ekstremistë, atëherë më e mira është që ai të denoncojë rastin në prokurori, ose në rast të kundërt të mos bëjë akuza të pabaza", sqaron këshilli i Përgjithshëm i Komunitetit Mysliman. Besimtarët e thjeshtë thonë se është e vërtetë që ka pasur abuzime me pronat, me pasuritë, por nga ana tjetër, detyrat e Komunitetit Mysliman janë shpirtërore dhe për çështje besimi. Pavarësisht se mobilizimet në raste emergjencash apo ndihmesës që ka bërë për çështje të veçanta, detyrimi kryesor që ka komuniteti është shpirtëror. Mes besimtarëve myslimanë diskutohet edhe çështja kombëtare. Sipas tyre, akuzat për përçarje apo për elementë ekstremistë i trumbetojnë ata njerëz që duan të dëmtojnë Shqipërinë dhe besimtarët shqiptarë. Nga ana tjetër, kryetarët e komuniteteve fetare kanë dhe një rol tepër të rëndësishëm në marrëdhëniet me politikën. Për këtë, figura e tij duhet të jetë e pëlqyer dhe e mbështetur nga shumica e besimtarëve në të gjithë vendin.
Deklarata e Komunitetit Mysliman
Kryesia: Nuk ka ekstremizëm në Shqipëri
Pavarësisht problemeve dhe shqetësimeve me të cilat është përballur vendi ynë në këto vite, të gjithë gëzojmë një arritje, mirësinë e së cilës nuk duhet ta harrojmë: demokracinë.
Demokracia u dha një frymëmarrje të shumëdëshiruar potencialeve intelektuale, lirisë së mendimit, besimit, të drejtës për të shprehur, për të zgjedhur. Zgjedhjet e radhës në KMSH janë konform dhe në respekt të të gjithave rregullave dhe statutit të këtij institucioni. Përtej këtyre momenteve emocionale, ju bëjmë me dije se myslimanët shqiptarë nuk kanë frymë ekstremiste, as në Tiranë dhe as në të gjithë Shqipërinë. Cilido individ qoftë, që bie pre e të tilla mendësive joislame, nuk do gjejë kurrë klimën e përshtatshme për t‘u kultivuar dhe rritur mes myslimanëve shqiptarë. Kontributi i myslimanëve shqiptarë përgjatë shekujve i ka kaluar konturet fetare dhe u është bashkuar si një trup i vetëm vlerave kombëtare dhe patriotike mbarëshqiptare. Shqipëria është vendi i harmonisë dhe i kulturës së bashkëjetesës ndërfetare. Le ta kthejmë shoqërinë drejt vlerave hyjnore, familjes së shëndoshë, paqes sociale, tolerancës, mirëkuptimit, dashurisë dhe respektit reciprok. Myslimanët shqiptarë janë një model i mirëvlerësuar nga mbarë bota, janë krenaria e këtij vendi, të cilët kanë mbështetur të gjitha ëndrrat dhe aspiratat e kombit për integrim në familjen e madhe evropiane pa asnjë kompleks apo paragjykim.