Përse gjithë ky shqetësim?!
Ndoshta vetë Blendi Fevziu nuk do e kishte menduar publicitetin që do i bëhej emisionit të tij "Opinon" në momentin e përzgjedhjes së personazheve për debatin "Të rinjtë dhe politika". Në maratonën e emisioneve, edhe në përpjekje për ruajtjen dhe përthithjen e një auditori sa më të gjerë teleshikuesish, mendoj se rezultatet e atij të fundit do të tejkalonin pritshmërinë. A është kjo një rastësi? Një shprehje e urtë franceze thotë: "Rastësia është një shpikje e njerëzve për të shprehur moskuptimin e tyre ndaj fenomeneve të caktuara". Por, nisur nga trajtimet që i janë bërë këto ditë në shtyp formës së debatit të zhvilluar mes të ftuarve në atë studio dhe, për më tepër, kritikës ndaj përmbajtjes së tij, nuk më ngjason aspak kështu. Një analize të thellë dhe të gjithanshme i janë nënshtruar etika e komunikimit mes pjesëmarrësve në debat, aftësia e tyre për t‘i qëndruar me fakte dhe argumente një përballjeje publike, por sidomos asaj, se çfarë ata përfaqësonin, e për më tepër kë përfaqësonin. Përse gjithë ky shqetësim?
Natyrshëm! Opinioni publik shqiptar dhe për më tepër zgjedhësit shqiptarë janë duke u parapërgatitur për të realizuar zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit. Ata që kanë përjetuar një periudhë të tillë parazgjedhore në vendet më demokratike, do të ndanin të njëjtin mendim se ato janë ditë të një mobilizimi të ndërgjegjshëm shoqëror, të një dinamike në rritje, të një diskursi të ngjeshur politik, të përqendruar mirë dhe të ngjeshur me informacion real. Ato janë ditë të cilat perceptohen dhe përjetohen nga njerëzit si një tjetër mundësi, një tjetër alternativë për të ndryshuar, për të shprehur vullnetin e lirë, për t‘u dhënë një tjetër ton apo ngjyrim zhvillimeve në vend me anë të votës qytetare, që i bën ata realisht pjesëmarrës në vendimmarrje. Kështu pra, ato kthehen në ditë të cilat përcjellin shpresën te popullata, shpresën për të ardhmen dhe te drejtuesit e rinj.
Ndërkaq, për 18 vite qytetari shqiptar nuk ka pasur mundësinë të përjetojë një atmosferë disi të ngjashme me këtë. Për 18 vite, afrimi i ndonjë procesi zgjedhor është shoqëruar me ankthin dhe frikën për zhvillimet që mund të paraprijnë, apo që mund të pasojnë këtë proces. Për 18 vite, votuesi shqiptar nuk ka mundur t‘i përgjigjet ende pyetjes "për kë votoj?" dhe "pse votoj?", sepse ai asnjëherë nuk është ndërgjegjësuar për të dhe nuk është ndjerë pjesë e atij mekanizmi të fuqishëm, që mund të bëjë të funksionojë demokracinë në vend. Për 18 vite, qytetarit shqiptar i janë ofruar shumë pak alternativa për ndryshim e aq më pak figura liderash të aftë për ta udhëhequr këtë ndryshim. Fakti është që sot, kur kanë mbetur edhe pak muaj nga dita e zgjedhjeve, votuesi shqiptar ndjehet i prerë në besë, pa orientim, pa zgjedhje, pa zgjidhje, pa besim, por ende me shpresë, sepse "aj me!" shpresa vdeska e fundit. Kjo është një ndër arsyet që vëmendja e opinionit publik u mbërthye aq ethshëm atë mbrëmje kur "të rinjtë e politikës" "kuvenduan" dhe "shkëmbyen mendime" mbi "vizionet" e tyre mbi të ardhmen. Por njëkohësisht këto janë ndër arsyet e një rizhgënjimi qytetar, shoqëror e intelektual, pasi në momentet e urisë për alternativa reale zgjedhjeje dhe zgjidhjesh, mundësish konkrete jetese, për vizione, ideale dhe vlera mbarëkombëtare, pikërisht në momentet e nevojës për oksigjenim të mjedisit politik, e reja nuk është vetëm se një pasqyrim arkaistik i së vjetrës, e reja është veshur (apo e kanë veshur) me rroba të prera me të njëjtin kallëp dhe model antik nga rrobaqepësi që s‘dihet kush është. Ndaj, inteligjenca e qytetarit, që ende shpreson për këtë vend, reagon. Por, për këtë shqetësim, a nuk është pak vonë!?
Natyrshëm! Ne shpresuam tek orientimi i ri i politikave, qytetari shqiptar i votoi. Kështu dhe i shoqëruam me shpresë e bindje dhe me urimet më të mira drejt altarit të pushtetit. Po më pas? Më pas ndoqëm pothuajse në heshtje transformimin tragjik të atyre që i ideuan dhe i udhëhoqën këto politika, u trishtuam dhe, edhe një here ia hodhëm fajin klasës së vjetër të politikanëve, mungesës së traditës dhe të kulturës politike, dhe kështu rinisi pritja e gjatë, e cila ende nuk ka përfunduar.
Megjithatë, sinjali i parë negativ mbërriti, mbërriti në emisionin "Opinion" të njerëzve pa opinion (thënë shqip, pa mendim të formësuar me përgjegjshmëri, individualitet e argumente). E ku ishim ne në këto momente? Ku ishim ne kur këta njerëz (sa hap e mbyll sytë si kërpudha pas shiut) u ngjitën (me meritë apo jo, kjo është një tjetër temë diskutimi) në shkallët e karrierës politike? Ku ishim ne kur emra të rinj deklaratë pas deklarate, edicion pas edicioni informativ iu prezantuan publikut shqiptar në detyra drejtuese dhe mbështetëse të udhëheqësve aktualë të shtetit? Ǒbëmë ne kur konstatuam varësinë e tyre totale nga lidershipi politik? Asgjë. Neglizhuam dhe heshtëm. Ndoshta dhe kemi thënë pas një filxhani kafeje, madje dhe në formë thashethemi e me një buzëqeshje ironike: "E çfarë përfaqësojnë ata"? Mbase kemi shkuar dhe më larg, duke i vlerësuar vetëm si marioneta pa fuqi në politikëbërje, e aq më tepër në vendimmarrje, si dhe duke i metaforizuar se "sa më e lartë ngjitja, aq më e lirë do të jetë rënia". Por jo! Ata sot na prezantohen si "të rinjtë e politikës". Ata sot, nesër dhe në ditët në vijim do të pushtojnë hapësirat mediatike dhe informative, duke mbartur me vete rrezikun e manipulimit të opinionit publik, rrezikun e përcjelljes dhe të konsolidimit të modeleve të gabuara, jo vizionare, pa vlerë e virtyte të politikanit të ri, modeleve të gabuara të drejtimit të shtetit dhe shërbimit ndaj qytetarëve. E nëse ky proces ka nisur pa kthim, me përgjegjësinë qytetare që i lejuam të mbërrinin deri këtu, barriera më e lartë dhe e pathyeshme, e cila mund të ngrihet për t‘iu dhënë ndëshkim, është vota qytetare, vota si i vetmi mjet që mund të rindezë edhe një herë më 28 qershor shpresën e shqiptarëve për ndryshim. Dhe për këtë, fatmirësisht jemi ende në kohë!