Dhoma e Tregtisë, përtej vrereve të kujtdo
Ish-punonjësi i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, gazetari Bardhi Sejdarasi, (i pushuar nga puna për dobësi e të meta,) në një opinion të tij, botuar në gazetën "Shqip", përpiqet të hedhë baltë mbi veprimtarinë e institucionit ku ai ka punuar për disa kohë. Nuk na duket me vend të sjellim detaje, sa i takon arsyeve pse z. Sejdarasi e "vizaton" me cinizëm dhe, për më tepër, përmes gënjeshtrash, portretin e institucionit, nga i cili u largua për shkak të mospërballimit të ritmit të punës. Një debat me shkruesin në fjalë dhe atë se çfarë ai përfaqëson, gjithashtu do të ishte i tepërt. Gjithsesi, nuk mund t‘iu ikim disa argumenteve, që tekefundit kthehen tek i zoti vetvetiu, nga se veprimtaria e Dhomës është reale dhe e gjallë, zhvillohet e lartësohet jashtë çdolloj keqdashjeje dhe moskuptimi, qoftë edhe nga individë që dikur kanë "ngrënë bukë" aty, por që tani "përmbysin kupën".
Do të mjaftonte rimarrja e vetëm disa prej (gjoja) kritikave të z. Sejdarasi, për të kuptuar se sa larg temës është (gjoja) kritikuesi. Kështu, ish-punonjësi i Dhomës së Tregtisë pranon se janë anëtarësuar deri 2500 anëtarë, por megjithatë ngutet të akuzojë se "kjo sipërmarrje nuk mbrohet e përfaqësohet"(?!) Po ashtu, nuk ia vlen të merren fare në konsideratë formulime të tilla të mjera, si "u shtuan dhe u stisën departamente të reja, pa asnjë strategji"(?!). Sukseset e pamohueshme të Dhomës së Tregtisë e Industrisë lidhen (mes të tjerave) pikërisht me rikompozimin e strukturave ekzekutive të institucionit. Është edhe më e mjerë akoma përpjekja për të bërë të pakënaqur anëtarët e Dhomës, përmes ngasjesh foshnjarake, si kjo më poshtë: "Mund të pyesësh çdo sipërmarrës dhe të marrësh përgjigjen e duhur...". Po në lidhje me çfarë? Sipërmarrësit janë shprehur herë pas here, u shprehën edhe në mbledhjen e fundit të Asamblesë së Përgjithshme; ata nuk kanë pritur thirrjen e dëshpëruar të ish-punonjësit të Dhomës së Tregtisë e Industrisë për këtë. Z.Sejdarasi bën në këtë rast "zhurmuesin", për t‘iu ofruar disa bizneseve thjesht për një punë; por duke u shitur si "mbrojtës" i tyre, ai riformatohet si një sekser e mashtrues ordiner.
Shkruesi i dëshpëruar rreket të mohojë çdo arritje e çdo risi të punës së Dhomës së Tregtisë, duke e mbiluajtur "shqetësimin" e tij, bie fjala, për shërbimet ndaj biznesit; (që realisht janë riformatuar në sasi dhe cilësi). Z. Sejdarasi thashethemon në lidhje me Departamentin e Projekteve, tamam në kohën që është çelur dhe po funksionon për më së miri "Qendra e Kërkimeve dhe e Trajnimeve për Biznesin", një nga risitë e padiskutueshme që sjell Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në fushën e shërbimeve për sipërmarrjen; një arritje që shpreh vullnetin e palëkundur për raporte dinjitoze me biznesin, sa edhe orientimin e duhur për përqasjen më të shpejtë të vendit me kuadrin konceptual dhe ligjor evropian të zhvillimit të biznesit.
Një tjetër "kapitull" ku dështon dramatikisht shkruesi i lodhur, ka të bëjë me misionet e biznesit, brenda dhe jashtë vendit, realisht të zhvilluara me profesionalizëm dhe në efektivitet të plotë. Për ish-punonjësin e painformuar të Dhomës së Tregtisë, ato misione të denja janë konvertuar në "çartera të vëna në dispozicion të politikanëve të lartë"(?!). Është për të ardhur keq, që ai bën sikur nuk kupton qëllimet dhe formatin e një misioni biznesi. Edhe delegacionet e ardhura në Shqipëri, në kuadrin e këtyre misioneve, shpeshherë janë udhëhequr nga drejtues të lartë të shtetit dhe të administratës përkatëse. Por ish-punonjësi i Dhomës së Tregtisë përpiqet të përfitojë diçka edhe përmes përdorimit të termave të brishtë të krizës. Ai akuzon Dhomën e Tregtisë se po hesht, në një kohë që ajo është i vetmi institucion që ka paraqitur me kohë propozimet e veta dhe, në rastin e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme, i paraqiti ato edhe në trajtën e një deklarate zyrtare tejet të përgjegjshme; paketa u vlerësua edhe nga biznesi, edhe nga mediat, edhe nga opinioni i gjerë publik. Përbaltasi Sejdarasi (nuk është faji ynë për këtë asonancë), kuturis e merr nëpër gojë edhe përfaqësitë e Dhomës së Tregtisë në vendet ku emigrantët shqiptarë jetojnë, punojnë, madje po ndërtojnë edhe biznese. Në një kohë që për herë të parë, gjatë gjithë historikut të Dhomës së Tregtisë, janë çelur dhe po kryejnë veprimtari koordinuese të efektshme përfaqësitë e këtij institucioni dinjitoz në Itali, Kosovë e gjetkë, ish-punonjësi i Dhomës flet për "ide joracionale" dhe "bën" llogaritë e shpenzimeve, për hir të së vërtetës, të sapoverifikuara nga një Asamble e Përgjithshme.
Z. Sejdarasi duket me të vërtetë i çoroditur dhe disi pa bosht. Edhe pse vë në dukje "të metat" e Dhomës, edhe pse fantazon në lidhje me atë se si duhej të ishte ajo, ngaqë është konfuz, bën thirrje për shkatërrimin e Dhomave të Tregtisë(?!). Dhe mandej, si ndonjë strateg i infrastrukturave që mbështesin biznesin, e gjen me vend të këshillojë Kryeministrin Sali Berisha që "t‘i hapë rrugë krijimit të bashkimeve të biznesit sipas sektorëve, interesave dhe shërbimeve që iu nevojiten". Besojmë se komentet janë të tepërta.
Së fundi, mbase nuk ia vlente të flitej kaq gjatë për temën, ca më pak për ish-punonjësin tonë të zemëruar. Por mendojmë se kjo gjë është një detyrim ndaj lexuesve të nderuar, ndaj punonjësve të përgojuar të Dhomës së Tregtisë dhe, më në fund, edhe ndaj biznesmenëve, që pavarësisht vrereve të ndokujt apo të shumëkujt, kanë gjetur te Dhoma mbështetje dhe partneritet të padiskutueshëm. Ndërkohë, është e tepërt t‘iu kujtojmë atyre që mund të besojnë qoftë edhe një grimcë nga përçartjet e "kompetentit", se s‘mund të presësh asgjë nga dikush që askund dhe asnjëherë nuk e gjeti dot veten.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë - Tiranë