REFERENDUMI, SOVRANI I THOTE SOVRANIT "JO"
Sovrani popull nuk mundet që të organizojë një referendum lidhur me amendamentet e Kushtetutës, pa marrë pëlqimin e 1/5-ës së deputetëve të tij në Kuvend. Ky është edhe opinioni i ekspertëve të Komisionit të Venecias. Por ndërsa i jep një përgjigje negative iniciativës referendare të Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës, opinioni i ekspertëve evropianë zbulon një të vërtetë të hidhur: Sipas Kushtetutës aktuale, populli nuk mund të përdorë demokracinë e drejtpërdrejtë për të korrigjuar deficitet e demokracisë përfaqësuese kur është fjala për Kushtetutën. Deputetët mund ta ndryshojnë si të duan dokumentin themeltar të shtetit, që presupozohet se shpreh vullnetin e popullit; mund ta shtrembërojnë atë edhe kundër interesave të vetë sovranit; por ky i fundit nuk mund të bëjë dot asgjë nëse nuk ka në krah të tij një minimum deputetësh. Sovrani mund të kundërshtojë me referendum edhe ligjin më të parëndësishëm që nxjerrin deputetët, por nuk mund ta bëjë një gjë të tillë kur është fjala për kryeligjin e shtetit, për atë që më shumë se çdo ligj tjetër duhet të ishte mishërim i vullnetit të tij të drejtpërdrejtë. Në këtë situatë, raportet e sovranit popull me Kushtetutën janë si ato të një nëne që ja marrin edhe pse mund t‘ja deformojnë e gjymtojnë siç bënin shekuj më parë kompraçikosët, nëna e saj nuk mund të bëjë dot asgjë. Populli e ka miratuar Kushtetutën me referendum, duke e sanksionuar si vullnetin e tij, që duhet t‘i bindet gjithkush, edhe populli vetë. Por tani rezulton se deputetët mund ta ndryshojnë si të duan Kushtetutën, mund ta ndryshojnë vullnetin e popullit pa e pyetur fare popullin, por ky i fundit nuk mund vetëm të vështrojë. Tashmë vullneti i popullit, Kushtetuta, ka fituar një ekzistencë më vete nga populli. Por jo nga deputetët. Është një ndarje absurde, prandaj e padrejtë dhe e rrezikshme për popullin, lirinë dhe të drejtat e tij. Vullneti i popullit është në duart e deputetëve, por vullneti i deputetëve nuk është në duart e popullit. Është një paradoks. Në sajë të tij, ajo që është e padrejtë është edhe kushtetuese, ndërkohë që ajo që është e drejtë është edhe antikushtetuese.
***
Ndryshimet e Kushtetutës më 21 prill, të kryera me arrogancë maksimale nga deputetët e PD-PS dhe satelitët e tyre, kanë krijuar një precedent të rrezikshëm. Sepse ato amendamente, duke kërcënuar seriozisht ndarjen dhe pavarësinë e pushteteve, janë njëherazi edhe të pa abrogueshme nga populli. Nesër mund të ndodhë që deputetët (madje jo vetëm 2/3-at, por dhe të gjithë), t‘i nënshtrohen për shkaqe nga më të ndryshmet vullnetit të një lideri apo një partie dhe të ndryshojnë Kushtetutën në atë farë feje sa të transformojnë thelbësisht natyrën e regjimit dhe populli të mos mund të bëjë asgjë. Ngaqë ia ka lidhur duart vetes me Kushtetutën që ka aprovuar me referendum, por që deputetët mund ta ndryshojnë pa referendum. Shembuj të tillë historia ka plot. Hitleri miratoi në Parlament me shumicë votash "Aktin e Riaftësimit", që i dha atij edhe pushtetin ekzekutiv, edhe atë legjislativ, duke e shndërruar në diktator, që më pas i punoi qindin popullit të tij dhe botës.
Përse bëhet i mundur një paradoks i tillë kur Kushtetuta ia njeh në një nen të sajin (atë 150) të drejtën popullit të që abrogojë me referendum, të kërkuar nga të paktën 50 mijë qytetarë votues, çdo ligj të miratuar nga Kuvendi? Sepse në Kushtetutë ka edhe një nen tjetër që trajton specifikisht procedurat e reformimit dhe amendimit të Kushtetutës. Dhe ky nen, që mban numrin 177, ia njeh jo vetëm iniciativën e amendimit të Kushtetutës, por edhe atë të organizmit të referendumeve lidhur me amendimet e Kushtetutës, vetëm vullnetit të deputetëve të shprehur sipas rastit në kuorume të ndryshme. Dhe sipas një rregulli bazë të jurisprudencës, dispozitat specifike kanë përparësi mbi ato të përgjithshme. Prandaj, kur është fjala për amendime të Kushtetutës, neni 150 nuk ka vlerë dhe populli mund të shkojë në referendum vetëm po të shprehë vullnet për një gjë të tillë të paktën 1/5-ta e deputetëve. Në rastin e amendamenteve të Kushtetutës më 21 prill, kjo masë deputetësh nuk u arrit, prandaj dhe amendamentet nuk kaluan në referendum. Dhe nuk ka fare rëndësi përmbajtja e amendamenteve. Ajo që prevalon është procedura. Dhe Kushtetuta i thotë popullit jo edhe kur është fjala për një referendum në mbrojtje të Kushtetutës.
***
E keqja mund të shmangej dhe amendimet e 21 prillit do kalonin në testin e referendumit, nëse të paktën 28 deputetë do të ishin shprehur dakord për një gjë të tillë. Por a duhet të jetë kështu? A duhet që referendumi si institut i demokracisë së drejtpërdrejtë, kur është fjala për kryeçështjen e çështjeve, për kryeligjin e ligjeve, Kushtetutën, të jetë i kushtëzuar nga vullneti i deputetëve. Ekspertët e Komisionit të Venecias thonë se përderisa amendamentet e 21 prillit janë miratuar me shumicë dërrmuese, ky është një vullnet parlamentar që presupozohet se shpreh vullnetin e shumicës së elektoratit. Por kjo është një avokati naive, që kërkon të veshë me vullnet popullor atë që paradoksalisht është ngjizur me anë të një procedure sa kushtetuese, aq edhe tiranike. Sepse historia jep një pafundësi rastesh kur vullneti i popullit dhe ai i përfaqësuesve të tij në Parlament nuk janë përputhur fare. Ka plot raste kur parlamentet duke grumbulluar shumica dërrmuese tiranike (madje pikërisht me anë të shumicave të tilla), kanë marrë vendime në kundërshtim jo vetëm me interesat, por edhe me vullnetin e popujve. Nëse vërtet amendimet e 21 prillit do të gëzonin mbështetjen e shumicës së elektoratit, atëherë edhe testimi i tyre në referendum do të konfirmonte vullnetin e shumicës së deputetëve PS-PD, pa sjellë atë që i bën ekspertët e Venecias t‘i largohen referendumit si djalli temjanit: destabilitetin e Kushtetutës. Në atë rast do të kishim një fakt të përputhjes së vullnetit të deputetëve me vullnetin e sovranit, demokracia e drejtpërdrejtë do të konfirmonte produktin e demokracisë përfaqësuese. Por nuk e kemi dhe ndaj është spekulim ta presupozosh një gjë të tillë.
***
Është e vërtetë se në kushtet e sotme të shteteve që grupojnë miliona qytetarë, demokracia e drejtpërdrejtë është e pamundur, aventurore dhe se demokracia me përfaqësim është zgjidhja e vetme praktike me gjithë të metat e saj. Por është po aq e vërtetë se demokracia e drejtpërdrejtë, element i së cilës është referendumi, mund të përdoret për të kompensuar deficitet e demokracisë përfaqësuese, madje për ta mbrojtur atë nga tendencat tiranike që kohë pas kohe mbijnë në gjirin e parlamenteve. Dhe pa rënë në aventurizëm populist. Për këtë qëllim, referendumeve që kanë të bëjnë me Kushtetutën dhe mendimet e saj mund t‘u vihen pragje shumë të larta nismëtarësh, jo 50 mijë sikundër është për ligjet e tjera, por edhe deri 200 mijë firmëtarë. Por ta lësh nismën e një referendumi për mbrojtjen e Kushtetutës nga ca amendamente që parlamentarët mund t‘i miratojnë për lloj-lloj shkaqesh dhe interesash krejt të kundërta me ato publike në duart e po këtyre parlamentarëve, është sa absurde, aq edhe e rrezikshme për demokracinë dhe vetë popullin. Sepse strategjitë tiranike antiliri që janë iniciuar tradicionalisht nga autokratët modernë, kanë manipuluar kushtetutat, duke i përdorur ato si gjethe fiku për hallatet e diktaturave dhe autoritarizmave.
Kështu kanë vepruar Bonaparti, Stalini, Musolini, Hitleri, Enveri apo Truhilio. Kështu kanë vepruar politikanët me etje të ekzagjeruar për pushtet, duke u favorizuar në epshet e tyre, veçanërisht në kohë krizash të rënda ekonomike, kur rezistenca e institucioneve dhe opinionit në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe pluralizmit, bie. Sot ne jemi në një krizë të përbotshme ekonomike, që rrezikon të shpalosë pasoja më të rënda në vende të varfra si Shqipëria. Dhe jo vetëm në rrafshin ekonomik apo financiar. Shqiptarët, shoqëria civile dhe të gjitha partitë politike që aspirojnë vërtet liberalizmin kushtetues, që aspirojnë për Shqipërinë një sistem të lirisë dhe drejtësisë, nuk duhet ta bëjnë veshin shurdh ndaj shqetësimeve të bëra publike ditët e fundit, deri edhe nga vetë CIA amerikane, për mundësitë e ringjalljes së "hitlerëve" në vende të ndryshme të botës. Autoritarizmi dhe diktaturat kanë rrënjë të thella në traditën shqiptare, në një kohë që liberalizmi kushtetues dhe institucionet e tij nuk kanë hedhur ende rrënjë dhe janë më shumë një produkt importi. Është evidente se demokracia parlamentare shqiptare është mjaft deficitare dhe se jo pak nga legjislacioni që ajo prodhon (mjafton të kujtojmë kritikat e "Euralius" ditët e fundit) priret thelbësisht nga sundimi dhe jo qeverisja, nga kapja e institucioneve dhe jo nga liria e tyre. Prirje që është përforcuar në vite edhe nga një korrupsion i pandëshkuar në rritje. Amendamentet e Kushtetutës më 21 prill u shfaqën si një konsolidim i kësaj prirjeje autoritariste, duke e nxjerrë atë pas 18 vjetësh, nga një lloj ekskluziviteti berishist. Me konsensusin Rama-Berisha për amendimin arrogant të Kushtetutës, me këmbënguljen e tyre të sinkronizuar për të penguar referendumin për këto amendamente, duke keqpërdorur si një skllav të tyrin edhe deri ish-Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, rreziku i autoritarizmit të sistemi politik në Shqipëri nuk minimizohet me rotacionin politik të këtyre dy lidershipeve në zgjedhjet e ardhshme. Dhe krahas përforcimit të institucioneve të pavarura si drejtësia, është edhe krijimi i hapësirës që populli të ketë lirinë e pakushtëzuar të mbrojë Kushtetutën me referendum nga një parlamentarizëm gjithnjë e më autoritar, mjeti për të shmangur katastrofën e demokracisë dhe pluralizmit që po troket. Por kjo kërkon që neni 150 i Kushtetutës të çlirohet nga neni 177 i Kushtetutës; që demokracia e drejtpërdrejtë të çlirohet nga prangat me të cilat kushtetueshmërisht e ka lidhur demokracia përfaqësuese; që vullneti kushtetues i popullit t‘i shpëtojë mbërthimit që i bëjnë procedurat parlamentare po aq kushtetuese. Është e qartë se jemi në një rreth vicioz. Sepse rrezikun e kemi në derë, por mjetet kushtetuese për shmangien e këtij rreziku janë në duart e atyre shumicave përfaqësuese që e kanë mbjellë atë.