E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitën bariun, arrestohen dy vëllezërit

Mirditë

Grabitet në Mirditë një bari kuksian. Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme, teksa Sh.M. nga Kukësi kthehej në vendlindje bashkë me bagëtitë e tij. Tre persona të armatosur i kanë zënë pritë dhe duke qëlluar në ajër e kanë detyruar që t’u bindej atyre. Pas marrjes së aparateve telefonike, tre të rinjtë janë larguar në drejtim të paditur, ndërsa kuksiani ka kërkuar ndihmë në fshatin më të afërt, ku ka telefonuar policinë e Mirditës, e cila është nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes. Ndërhyrja e menjëhershme e policisë së Mirditës dhe izolimi i zonës e më pas krehja e saj, ka bërë që dy vëllezër dhe një i afërm i tyre të arrestohen pak orë pas grabitjes. Të ndaluarit janë: 22-vjeçari Gjergj Ndrejaj dhe vëllai i tij 26-vjeçar, Gjovalini, nga fshati Troje i Mirditës. Në momentin e arrestimit atyre u është gjetur dhe sekuestruar një automatik me 19 fishekë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›